Policia e Kosovës, të premten gjatë operacionit të koduar “Baroni”, ka gjetur dy bunkerë dhe armë zjarri.
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një komunikate për media.
“Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, i cili rezultoi me gjetjen e dy bunkerëve dhe disa armëve të zjarrit me municion”, thuhet në komunikatë.
Nga ky institucion i sigurisë është thënë se janë kontrolluar 5 shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë në fshatin Makresh-Gjilan.
Po ashtu janë përmendur edhe mjetet që janë sekuestruar.
“2 (dy) Bunkerë (vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e gjërave ilegale), armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë, armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë, arme e gjuetisë, një karikator dhe 6 fishekë, armë zjarri, një karikator dhe 7 fishekë”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, për rastin është thënë se janë arrestuar dy persona, ndërsa i dyshuari i tretë është thënë se gjendet në arrati.
Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pas ndërhyrjes së KFOR-it, ICG ndryshon raportin për Banjën
-
Molotovi pranë gazetarëve në protestë, AMA dënon aktin: Pasiguria në punën e medias, goditje për fjalën e lirë
-
Kurti: Zvicra për 16 vjet ka investuar 1.1 miliardë euro në Kosovë
-
Spiunimi, hakerimi dhe frikësimi: Ekspozohet ‘lufta’ nëntëvjeçare e Izraelit kundër GJNP-së
Lajmet kryesore
-
Qeveria lidhi 781 kontrata me negocim, 209 milionë euro në pyetje – Veç KEK-u dha 102 milionë euro me procedura të dyshimta
-
Molotovi pranë gazetarëve në protestë, AMA dënon aktin: Pasiguria në punën e medias, goditje për fjalën e lirë
-
Izraeli sulmon sërish Rafahun, të paktën 21 palestinezë të vrarë e dhjetëra të plagosur
-
Kurti: Zvicra për 16 vjet ka investuar 1.1 miliardë euro në Kosovë