Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka thënë në një intervistë të shkurtër për Albanian Post që klubet e Superligës së Kosovës janë të obliguara që vazhdimisht të bëjnë testimet e futbollistëve për Coronavirus.
Ai shtoi që gjithashtu është në interes të klubeve dhe federatës, që sa më shpesh të bëhet ky testim, duke shtuar se gjithçka po shkon komfor rekomandimeve të IKSHPK-së.
Salihu shtoi se në rast se një lojtar rezulton pozitiv, ai duhet të izolohet, ashtu si veprohet edhe në jetën e përditshme, ndërsa të tjerët në rast të simptomave, duhet menjëherë të testohen.
Sekretari i FFK-së, tha që lojtarët kanë fituar një lloj imuniteti, dhe se një pjesë e madhe e futbollistëve e kanë kryer virusin, por megjithatë, ata duhet të testohen vazhdimisht.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”