Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së ka urdhëruar Izraelin të marrë masa për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza.
Kjo duke përfshirë hapjen e vendkalimeve shtesë tokësore për të lejuar ushqimin, ujin, karburantin dhe furnizimet e tjera në enklavën e shkatërruar nga lufta.
Gjyqtarët në Hagë kanë nxjerrë dy të ashtuquajtura masa të reja të përkohshme në një padi të ngritur nga Afrika e Jugut, e cila akuzon Izraelin për akte gjenocidi në fushatën e tij ushtarake të nisur pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.
Izraeli mohon se po kryen gjenocid dhe akuzon Afrikën e Jugut se po përpiqet të “minojë të drejtën dhe detyrimin e natyrshëm të Izraelit për të mbrojtur qytetarët e tij”.
Në urdhrin e saj ligjërisht të detyrueshëm, Gjykata i bëri thirrje Izraelit të marrë masa “pa vonesë” për të siguruar “sigurimin e papenguar” të shërbimeve bazë dhe ndihmës humanitare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti me partnerët e koalicionit: Zgjedhjet e parakohshme, nëse ka harmonizim të plotë të opozitës
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi