Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një deklarim për media, ka vlerësuar se rreziku nga një sulm i Serbisë është aktiv, derisa grupi i terroristit Milan Radojiçiç i cili udhëhoqi grupin paramilitar serb gjatë sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjë vazhdon të qëndrojë në kufi të Kosovës.
Hoxha ndër të tjera ka potencuar se Policia e Kosovës ka vërejtur lëvizje të forcave serbe në kufirin e vendit, për çka shtoi se i kanë monitoruar në bashkëpunim edhe me KFOR-in dhe EULEX-in.
“Policia e Kosovës i ka kapacitetet e veta edhe në funksion edhe të ngritura në nivelin më të lartë të gatishmërisë me qëllim që çdo sulmi e tentative t’i dilet ballë me i dal ballë. Ka pas lëvizje të forcave serbe në kufi të Republikës së Kosovës ne i kemi vërejtur dhe i kemi monitoruar. Faktikisht ne jemi duke punuar me KFOR-in dhe EULEX-in”, ka potencuar ai.
I pyetur për takimin që ai ka zhvilluar dje me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, Hoxha ka deklaruar se janë adresuar kërkesat e Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Në takimin e djeshëm të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës, Hoxha tha se kanë diskutuar për adresimin e 14 kërkesave.
“Po punojmë që në vazhdimësi t’i adresojmë kërkesat e Sindikatës dhe Policëve tanë duke filluar nga kushtet e punës, uniformës, ushqimit, transportit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë