UP-ja çon në Këshillin e Etikës deputetin e PDK-së – përdori gjuhë denigruese ndaj Presidentes Osmani
Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se çështjen e gjuhës denigruese të profesorit Ardian Kastrati ndaj presidentes Vjosa osmani e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, Këshilli i Etikës është organ i pavarur i UP-së, i emëruar nga Senati, me qëllim të trajtimit në mënyrë meritore dhe sipas ligjit, çështjet e tilla brenda UP-së.
“Pas njoftimit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ lidhur me distancimin dhe dënimin e gjuhës denigruese, të përdorur në postimin e z. Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik, UP-ja njofton opinionin se këtë çështje e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës. Meqenëse puna në Universitetin e Prishtinës bazohet në vlerat themelore të arsimit të lartë, jemi të përkushtuar që mjedisi universitar të jetë i sigurt, nxitës, pa diskriminim dhe respektues i plotë i të drejtave të njeriut”, thuhet tutje në njoftim.
Deputeti opozitar dhe njëherit profesori Ardian Kastrati, ditë më parë kishte bërë një postim të cilin e ka shlyer nga muri i tij pas pak kohe. Ai kishte cituar Faik Konicën duke thënë se i kishte pëlqyer gjithmonë satira e tij.
“Në një shkrim të botuar në ‘Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: “…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.
Tri ditë më parë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në një protestë të organizuar para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, kanë kërkuar përjashtimin e profesorit të Departamentit të Shkencave Politike, Ardian Kastrati, i cili është deputet i partisë opozitare PDK.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti: Propaganda e Serbisë për dhunë ndaj serbëve në Kosovë, gënjeshtër tinëzare për të mbjellë kaos
-
IDF merr kontrollin e kalimit të Rafahut, 20 të vrarë dhe tunele të reja u identifikuan
-
Presioni i Erdoganit dhe një lumë parash: Ja pse Hamasi i tha “po” marrëveshjes
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Shpërthimi i radhës nga Ilir Meta dhe synimi për të qenë koka e opozitës
-
Rama mbledh deputetët dhe ministrat për qeverisjen, korrupsionin dhe vizionin e ri 2030
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë