PE-ja cakton raportues të posaçëm për heqjen e vizave për serbët e Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale
Komisioni për Punë të Brendshme në Parlamentin Evropian (PE) caktoi të martën eurodeputetin slloven nga radhët e Aleancës së Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), Matjaz Nemec, raportues për largimin e regjimit të vizave për serbët e Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale të lëshuara nga Zyra Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
“Komisioni për Punë të Brendshme në PE më ka emëruar zyrtarisht si raportues për heqjen e vizave për serbët e Kosovës, të cilët janë posedues të pasaportave speciale dhe janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në BE. Shpresoj për një pranim të shpejtë!”, shkroi eurodeputeti slloven në platformën “X” të martën.
Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 mund të lëvizin pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian (BE), por lëvizja e lirë pa viza nuk vlen edhe për poseduesit e pasaportave ilegale serbe. Në pasaportat e lëshuara nga Serbia për serbët që jetojnë në pjesën veriore të territorit kosovar, vendbanimet e Kosovës figurojnë si vendbanime në territorin e Serbisë.
Përkundër se Komisioni Evropian (KE) vitin e kaluar propozoi përfshirjen e pasaportave të Zyrës Koordinuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në liberalizimin e vizave për Kosovën, një propozim i tillë nuk është aprovuar ende nga Këshilli i BE-së, pas së cilës kërkohet konfirmimi në PE.
Askush s’e ka të qartë propozimin e KE-së për njohjen e pasaportave ilegale serbe
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
-
“Gati për zgjedhje – Bedri Hamza, kryeministri i ardhshëm”
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë