Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e pranoi se vetë Qeveria e Kosovës e ka eskaluar situatën në Veri dhe jo Serbia.
Këto komente, Tahiri i ka bërë pasi që zëvendëskryeministri Bislimi, në një intervistë televizive të mërkurën i tha Bashkimit Evropian që të mos e detyrojnë Kosovën “ta eskalojë situatën prapë”.
“Sot vet zëvendësi i [Albin] Kurtit e pranoi se ata vet e kanë eskaluar situatën në Veri dhe jo Serbia – dihet pse…”, shkroi Tahiri në Facebook.
Edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me deklaratat e Bislimit.
“Arrogancë e injorancë. Mjerim. Pra, Besnik Bislimi, numri 2 në qeverinë Kurti, përgjegjës për integrim evropian të Kosovës dhe dialog me Serbinë, paska lëshuar një kërcënim ndaj BE-së mbrëmë. Për besë, gjumi nuk po e zë më Macronin dhe Scholzin. Sinqerisht, sikur mos të mbanit përgjegjësi institucionale, situata do të ishte komike”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Sipas saj, kjo lloj gjuhe, që ngjason më shumë “në përleshje të kafeve”, kur përdoret zyrtarisht dhe publikisht nga zëvendëskryeministri është e dëmshme dhe e rrezikshme.
Besnik Bislimi skandaloz, kërcënon BE-në: Mos na detyroni ta eskalojmë situatën prapë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mustafa Suleyman: AI do të na bëjë të pasur, por nëse i bëjmë gjërat siç duhet
-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Mustafa Suleyman: AI do të na bëjë të pasur, por nëse i bëjmë gjërat siç duhet
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë