Drejtori i përgjithshëm i Rijksmuseum në Amsterdam ka bërë apel për kthimin e një pikture të vjedhur të Frans Hals.
E gjitha kjo teksa përgatitet të hapë një ekspozitë të madhe kushtuar mjeshtrit holandez pa veprën artistike “të mahnitshme” prej 15 milionë euro.
Ndryshe nga një pikturë e Van Gogh që besohet se është marrë nga e njëjta bandë dhe është gjetur vitin e kaluar, piktura e Hals duket të jetë zhdukur në botën e krimit.
Taco Dibbits ka thënë se piktura ishte veçanërisht e pazakontë për shkak të përbërjes së saj dhe ka drejtuar thirrje për kthimin e saj.
“Kjo është një pikturë e mahnitshme”, ka ravijëzuar Dibbits.
Shfaqja, e cila hapet për publikun të premten, përmban 50 vepra të mjeshtrit të shekullit të XVII-të.
Ekziston gjithashtu një ekspozitë e zgjeruar në Muzeun Frans Hals në Haarlem aty pranë, ku artisti i lindur në Antwerp jetoi dhe punoi.
Ndërsa ekspozita e Rijksmuseum bazohet në një shfaqje të fundit në Galerinë Kombëtare në Londër që më pas do të udhëtojë në Berlin, ajo gjithashtu ka vepra unike.
“Frans Hals është një nga piktorët më të mëdhenj të shekullit të XVII-të, një nga ata piktorë që kap me të vërtetë njerëzit e qeshur, atë lëvizje të shpejtë, me penela të shpejta dhe energji të madhe”, ka thënë Dibbits.
“Frans Hals shpiku pikturën moderne”, ka dalluar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë