Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar raportin vjetor të punës për vitin 2023, e ku thuhet se vitin e kaluar ka hetuar 156 punonjës policorë dhe 22 qytetarë nën dyshimin se janë përfshirë në veprimtari penale.
“IPK-ja në ketë periudhe raportuese, ka realizuar gjithsej 35 arrestime (21 punonjës të Policisë së Kosovës dhe 14 qytetarë) nën dyshimin e arsyeshëm se kanë qenë të përfshirë në veprimtari penale si dhe kanë rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë”, thuhet në raportin e IPK-së.
Sipas njoftimit, në vitin 2023, Departamenti i Hetimeve ka pranuar 540 raste, ndërsa 334 raste kanë vazhduar trajtimin nga vitet paraprake në vitin 2023, kurse Departamenti i Hetimeve pas zhvillimit të hetimeve penale dy raste i ka iniciuar për hetim disiplinore.
“D.H ka trajtuar gjithsej 876 raste, duke përfshirë rastet e bartura nga vitet paraprake si dhe rastet e pranuara në këtë vit”, thuhet në raport.
Po ashtu gjatë vitit 2023 janë hetuar dy majorë, tre kapiten të policisë, shtatë toger, 15 rreshter, 120 zyrtarë policorë, një kadet dhe tetë shërbyes civil.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka gjithsej 8826 punonjës, nga të cilët 7958 janë zyrtarë policorë me grada të ndryshme, ndërsa 868 janë personel civil pa autorizime policore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’