Sipas ish-kryenegociatorës së Kosovës, Edita Tahiri, kryeministri Albin Kurti, po i “poshtëron” kryetarët e katër komunave Veriore – Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – me shkarkimin e tyre përmes peticionit.
Këtë të mërkure ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të Komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, përkatësisht Erden Atiqit dhe Lulzim Hetemit, të cilëve u janë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve serbë lokalë – shumicë në këto komuna.
“Poshtërimi i kryetarëve të komunave në Veri përmes peticionit të serbëve – në fillim Kurti ua krijoi iluzionet tash poshtërimin…”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ndryshe, Qytetarët në Mitrovicën e Veriut, të mërkurën në mëngjes u grumbulluan afër sallës së sportit në këtë komunë, për të nënshkruar peticionin e shkarkimit të kryetarit, Erden Atiq.
Numri i qytetarëve të cilët ishin grumbulluar në sallën e sporteve afër stacionit të autobusëve në këtë komunë për të nënshkruar peticionin ishte relativisht i lartë.
Para sallës së sportit ishte e pranishme edhe Policia e Kosovës, e cila monitoron të gjithë procesin.
Në grumbullin e qytetarëve janë parë edhe ish-krerët e Listës Serbe dhe ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut nga kjo parti.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror Zgjedhor për të qenë i suksesshëm procesi i shkarkimit në Mitrovicë të Veriut nevojiten 3 mijë e 640 nënshkrime.
Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Lulzim Hetemit, gjithashtu ka nisur në orën 9:00 të mërkurën e 16 janarit.
Mbledhja e nënshkrimeve po organizohet para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit.
Nga pamjet në terren në mëngjes, numri i interesuarve për nënshkrimin e peticionit është relativisht më i vogël në krahasim me numrin në Mitrovicë të Veriut.
Në Leposaviq, sipas KQZ-së duhet të mblidhen 2 mijë e 689 nënshkrime në atë mënyrë që të iniciohet tutje procesi i shkarkimit të Lulzim Hetemit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
-
Republikanët dynden në Gjykatë për të treguar se qëndrojnë krah Trump-it
Lajmet kryesore
-
Kosova përfundimisht mbetet jashtë agjendës për Këshillin e Evropës
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’