Me 71 vota pro nga 82 sa ishin në kutin e votimit, Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës.
Ajo është gruaja e dytë që votohet nga Parlamenti i Kosovës për këtë post dhe presidenti/ja e gjashtë me radhë e Kosovës.
Zgjedhja presidente e Osmanit u bë në raundin e tretë të votimit, meqë në dy raundet e para nuk mori votat e mjaftueshme, 80 sish ose 2/3 e deputetëve të Kuvendit.
Raundi i tretë kërkon shumicë të thjeshtë prej 61 votash dhe këtë prag Osmani e kaloi lehtësisht.
Zgjedhja e Osmanit u bë pas një ndërprerje të seancës fillimisht, meqë në dy votimet e para në raundin e parë, nuk kishte kuorum – njëherë në kuti ishin 78 vota e më pas 79.
Seanca u la për sot, dhe në tentimin e parë u konsumua edhe raundi i parë, duke votuar 81 deputetë.
Më pas u kalua në raundin e dytë me procedurë të njëjtë dhe u prodhua po i njëjti rezultat, veçse në këtë raund votuan 82 deputetë.
U desh të kalohet në raundin e tretë dhe Osmani kishte nevojë për vetëm shumicën e thjesht.
Mandati i Osmanit si presidente e Kosovës do të jetë pesë vjeçar.
Tash, pas zgjedhjes së Osmanit presidente dhe zgjedhjeve paraprake të Glauk Konjufcës kryeparlamentar e Albin Kurtit kryeministër, është hera e parë në historinë e shtetit të Kosovës që një parti politike (një listë votuese) udhëheqë me tri postet kryesore të vendit.
Pas zgjedhjes presidente, Osmani ka mbajtur fjalim para deputetëve të Kuvendit. Zgjedhjen e saj presidente e ka quajtur “dita e Kosovës” dhe duke iu drejtuar qytetarëve u ka thënë se “është dita juaj”.
“Vullneti juaj po plotësohet”, ka shtuar presidentja.
“Sot po e përmbyllim parathënien e historisë e re politike të Kosovës. Sot Kosova zgjodhi edhe njëherë një presidente grua dhe për të gjitha vajzat e vogla shpresoj që ta mbani mend këtë që po e them tani. Vajzat e kanë vendin aty ku ato vetë dëshirojnë dhe ëndërrojnë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti: SHBA-ja e BE-ja “shumë të buta” ndaj Serbisë
-
Britma, dhimbje dhe kufoma në tmerrin e Rafahut: Nën bomba po digjet edhe njerëzimi
-
Të mbrosh veten në luftë kushton 66 herë më shumë se të sulmosh: mësimi i Kupolës së Hekurt injorohet
-
“Zgjedhjet e jashtëzakonshme” – mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së
Lajmet kryesore
-
Rezoluta antikorrupsion kaloi mes debatesh, por çfarë parashikon?
-
Ballkani Perëndimor përballet me afate të detyrueshme në lidhje me tregun e energjisë elektrike
-
Masakra e civilëve në Rafah: Fëmijët tanë të copëtuar nga bombat, ndoshta nuk konsiderohemi qenie njerëzore
-
Kurti: SHBA-ja e BE-ja “shumë të buta” ndaj Serbisë