“Ujqërit e Natës” shihen rrugëve të Banja Llukës – Kush janë dhe kush i pa në veri të Kosovës motoçiklistët rusë
Në dritën e kërcënimeve secesioniste të presidentit ultra-nacionalist të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, entiteti serb në Bosnje dhe Hercegovinë shënoi “ditën kombëtare” në Banja Llukë në mesin e zyrtarëve institucionalë, krerëve ushtarakë e prijësve fetarë të Serbisë, ndërsa në paradën e mbajtur morën pjesë edhe pjesëtarët e klubit të motoçiklistëve “Ujqërit e Natës”.
Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës shpalli tri herë 9 janarin festë antikushtetuese – në vitin 1992, kuvendi i atëhershëm i popullit serb të Bosnje dhe Hercegovinës miratoi Deklaratën e Republikës së Popullit Serb të Bosnjës dhe Hercegovinës, entitet i pavarur në Bosnjë dhe Hercegovinë – megjithëse tash e shtatë vjet askush nuk ka marrë përgjegjësi penale.
The Night Wolves are marching the streets of Banja Luka to mark the unconstitutional Day of Republika Srpska pic.twitter.com/Stufm4cW0l
— Istraga.ba (@IstragaB) January 9, 2024
Kush janë dhe kush i pa në veri “Ujqërit e Natës”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për të përditshmen austriake “Die Presse” vitin e kaluar, duke folur për rrjedhën e tensioneve në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi se në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku ishin të vendosura barrikadat, ishin parë edhe grupet famëkeqe “Wagner’s” dhe “Ujqërit e Natës”.
“Serbia ka 48 baza ushtarake dhe xhandarmërie rreth Kosovës. Në kufirin tonë dhe në veri të vendit tonë pamë persona me shenja të bandës nacionaliste ruse të motoçikletave ‘Ujqërit e Natës’ dhe trupës mercenare ruse ‘Wagner’s’ […] Ne jemi të shqetësuar: jo vetëm për Serbinë, por edhe për lidhjet e Serbisë me Rusinë”, theksoi kreu i ekzekutivit kosovar atëherë.
Grupi paramilitar “Ujqërit e Natës”, i cili ka lidhje të drejtpërdrejta me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më 15 dhjetor 2022, publikoi një video kërcënuese nga pjesa veriore e Kosovës në mbështetje të serbëve lokalë dhe barrikadave. Gjithashtu, një protestë ishte mbajtur në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, nën mesazhin irredentist: “Nuk ka kufij, Kosova është Serbi”.
Udhëheqësi i “Ujqërve të Natës”, Aleksandër Zaldostanov, ukrainas me origjinë, një ish-stomatolog, i cili ndryshe njihet edhe si “Kirurgu”, dyshohet se qëndroi prapa barrikadave. Zaldostanov njoftoi në kanalin e “Telegram” se anëtarët e organizatës “Ujqërit e Natës” qëndrojnë prapa barrikadave në veri të Kosovës, duke thënë: “Fitorja e Serbisë është fitorja e Rusisë”.
Kush janë saktësisht “Ujqërit e Natës”
Ata janë spikatur edhe më parë në Ballkanin Perëndimor, ku perceptohen si vija e parë e frontit në përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin në rajon. Në mars të vitit 2018, klubi rus i motoçiklistëve zhvilloi një turne 9-ditor, i cili ishte përshkruar si një “pelegrinazh” nën emërtimin “Turneu i Ballkanit Rus” për t’i shfaqur “lidhjet e thella” midis Serbisë dhe Rusisë.
Yevgeny Strogov, përfaqësues i “Ujqërve të Natës” në kufrin ndërmjet Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, para disa viteve, paralajmëroi gjithashtu se “herën tjetër do të shkojmë në Kosovë”, ndërsa shtoi: “Dua të them se historia është ajo që na lidh dhe se ky udhëtim bëhet për nder të princit të madh Dmitry Donskoy dhe princit të shenjtë Llazar”.
Zakonisht në publik njihen edhe si “Engjëjt e Putinit” dhe shihen gjerësisht si një lloj force paramilitare që operon me urdhër të Rusisë. Gjatë dy dekadave të fundit është shndërruar në një korporatë pan-evropiane dhe një mini-konglomerat. Shumë nga drejtuesit e këtij grupi, janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).
Për më tepër, grupi është zgjeruar në një numër biznesesh shtesë që fokusohen në shërbimet e sigurisë dhe trajnimin e paramilitarëve. Gjithashtu, ky grup është specializuar në organizimin dhe menaxhimin e postblloqeve, shpërndarjen e propagandës, mbledhjen e informacionit dhe organizimin e protestave, por edhe në kontrabandën e armëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’