Sipas kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, Qeveria e Kosovës është duke bërë përpjekje që të shuaj sindikatat.
Ai në fjalimin e tij para sindikatës ka thënë se ministria e Arsimit është duke vazhduar me një “qasje të gabuar” ndaj tyre.
“Për çka përmes shkresave janë kritikuar edhe nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), që numëron 11 milionë anëtarë dhe Internacionales Botërore të Arsimit (EI), që numëron 32 milionë anëtarë”.
Jasharaj, ka theksuar se tendenca e Qeverisë është shuarja e sindikatave përmes pengesave të regjistrimit në e-Kosova.
“Shumica e të punësuarve në arsim kaloi këto barriera duke dëshmuar se janë bashkë në SBASHK”.
Ai pastaj ka përgëzuar veprimtarët sindikale dhe stafin qendror, të cilët kanë arritur të realizojnë detyrat e planifikuara për vitin 2023/
Sipas tyre, anëtarët e Këshillit Drejtues kanë bërë vlerësim të angazhimeve e aktiviteteve sindikale në komuna dhe në universitete .
“Punëtorët e arsimit falë Kontratës Kolektive të Arsimit kanë realizuar përmes gjykatave benifite të shumta, që u ka krijuar kjo kontratë”, vijon njoftimi i SBAShK-ut.
Edhe në të kaluarën SBASHK-u kishte kritikuar Qeverinë e Kosovës, sa i përket Ligjin e skemave pensionale dhe se nuk ka konsultuar palët për ndryshimin e këtij ligji.
Duke thënë se Qeveria nuk është duke bashkëpunuar dhe se edhe me ndryshimet e reja, në Ligjin për skemat pensional ka prapë diskriminim.
Sipas SBASHK-ut, me këto ndryshime preken ligjet tjera, siç është rasti me Ligjin për statutin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, i cili si vite kontributdhënëse ua njihte atyre që punuan në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës kohën nga viti shkollor 1989 e deri më 31 tetor 1999.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shtyhet seanca gjyqësore për Beqajn, lidhur me Sterilizimin
-
Kompanitë privatët ia kalojnë HEC-eve shtetërore, sipas bilancit të tremujorit të parë
-
Mitsotakis: Iniciativa e presidentes së Maqedonisë së Veriut është e paligjshme dhe e palejueshme
-
Osmani: Qëllimi i regjimit kriminal të Serbisë ishte shfarosja