Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, e cila udhëhiqet nga Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç, ka thënë se deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se në disa poligone ushtarake serbe janë duke u stërvitur pjesëtarë të grupit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjë të Zveçanit, janë të pavërteta, derisa kanë pretenduar se ushtria serbe s’ka qenë e përfshirë në sulmin terrorist më 24 shtator.
“Ministria e Mbrojtjes hedh poshtë me forcë gënjeshtrat e thënë sot nga kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, sidomos ato në të cilat, në mënyrë tejet shpifëse, Forcat e Armatosura të Serbisë akuzohen për përfshirje në ngjarjet në Banjë dhe për lidhje me ‘grupe terroriste’ inekzistente që kinse planifikojnë të pushtojnë territorin e Kosovës”, kanë pretenduar ata.
Në një konferencë për media të shtunën, Kurti theksoi se kryekrimineli Milan Radojiçiç, dhe grupi i tij – ata që kishin marrë pjesë në sulmin terrorist të 24 shtatorit – po përgatiten për sulme të reja ndaj Kosovës.
Duke folur për këtë çështje, kreu i ekzekutivit përmendi disa lokacione në Serbi, ndër të cilat edhe poligone ushtarake, në të cilat theksoi se po stërvitet grupi i Radojiçiç-it.
Mirëpo, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë kanë pretenduar se deklaratat e kryeministrit kosovar janë të pavërteta.
“Theksojmë se Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria Serbe veprojnë ekskluzivisht në përputhje me kompetencat e tyre ligjore. Prandaj, është një gënjeshtër famëkeqe dhe absurditet i plotë që terrenet stërvitore të Forcave të Armatosura të Serbisë përdoren për stërvitjen e ndonjë njësie, me përjashtim të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe herë pas here edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe se ka plane për një sulm në territorin e Kosovës”, kanë shtuar ata.
Paralajmërimet e Kurtit – një sulm u pezullua të tjerët po përgatiten
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Varga: Rusia u përgatit për një kohë të gjatë për “frontin e dytë” në Ballkanin Perëndimor
-
Gjermani: Gjykata thotë se AfD dyshohet për ekstremizëm
-
Krasniqi: Shtetet evropiane treguan se s’u intereson fuqizimi i komuniteteve joshumicë me kushtëzimin e tyre për anëtarësim në KiE
-
Dërgohen në gjyq ish-drejtoresha dhe dy specialistë të ASHK Sarandë për shpërdorim detyre
Lajmet kryesore
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Inxhinieria dhe mjekësia në rritje, shkencat dhe artet me rënien më të madhe të studentëve
-
Blinken shfaqet papritur në Kiev
-
Osmani udhëton drejt Danimarkës për Samitin e Kopenhagës për Demokraci