Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë hequr sanksionet dhe një ndalim të udhëtimit të vendosur nga administrata e Donald Trump, mbi prokuroren e lartë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), duke kërkuar një marrëdhënie më bashkëpunuese.
Ish-sekretari, Mike Pompeo, vendosi sanksione të paligjshme – nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar – kundër oficerëve të gjykatës dhe familjeve të tyre, veprim i cili u dënua nga aleatët evropianë të SHBA-s dhe të tjerët .
Sanksionet erdhën pasi prokurorja Fatou Bensouda nisi një hetim mbi krimet e pretenduara të luftës nga personeli ushtarak amerikan në Afganistan.
Gjykata në Hagë irritoi më tej SHBA-në duke hapur një hetim mbi pretendimet e krimeve të luftës në territoret Palestineze nga Izraeli, një aleat i SHBA-së që hedh poshtë autoritetin e gjykatës.
Vendimi
“Ne besojmë, se shqetësimet tona në lidhje me këto raste do të adresohen më mirë përmes angazhimit me të gjithë aktorët në procesin e ICC-së sesa përmes vendosjes së sanksioneve”, tha Antony Blinken në një deklaratë.
Ai theksoi se të dy sanksionet dhe ndalimi i vizave kundër Bensouda dhe stafit të saj do të hiqeshin.
“Unë besoj se ky vendim sinjalizon fillimin e një faze të re të ndërmarrjes sonë të përbashkët, për të luftuar kundër mosndëshkueshmërisë për krimet e luftës”, tha Silvia Fernandez de Gurmendi, kreu i Shoqatës së Shteteve Palë në ICC.
Prokurorja e lindur në Gambia do të lërë punën e saj në qershor dhe do të zëvendësohet nga avokati britanik për të drejtat e njeriut Karim Khan.
SHBA nuk është bashkuar me ICC-në, e cila filloi operacionet në 2002 pasi mjaft vende ratifikuan traktatin që e krijoi atë, duke pretenduar se gjykata mund të përdorej për ndjekje penale të motivuar politikisht.
Por heqja e sanksioneve ishte sinjali i fundit që administrata e Biden-it synon të kthehet në vijën shumëpalëshe.
Që kur Biden mori detyrën, administrata e tij u ribashkua me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, u ri-angazhua me Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, u kthye në marrëveshjen e klimës në Paris dhe të premten filloi bisedimet që synojnë kthimin në marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Trump ishte tërhequr nga të gjitha këto angazhime.
Çfarë është ICC-ja?
Historia Botërore e Shekullit të XX-të u karakterizua jo vetëm nga konflikte të ashpra dhe të përgjakshme, por do të tërhiqte vëmendjen mbi krimet në masë kundrejt popullatave civile. 23 vite më parë do të miratohej Statusi i Romës, që do të bënte të mundur themelimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
ICC-ja është gjykatë e përhershme, me qasje universale për të bërë të mundur gjykimin e autoriteteve më të larta përgjegjëse për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe krimeve të gjenocidit si edhe për të luftuar mungesën e ndëshkimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rusi, dy roje burgu merren peng nga ISIS
-
“Shkrime të pavërteta dhe tendencioze”, policia demanton raportimet e mediave serbe për “rrahjen” e disa të rinjve serbë në Veri
-
Ushtria izraelite njofton “pauzë taktike” ditore në Gazën jugore, për të lejuar ndihmën
-
Osmani e Kurti i urojnë besimtarët në ditën e Kurban Bajramit: U shtoftë solidariteti ndër ne
Lajmet kryesore
-
Asllani ‘qan’ rastin e Manajt, Sylvinho kërkon fokus, Bajrami me sytë nga Kroacia
-
Ballkani Perëndimor vijon trendin, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
‘Kushtet e paqes’ të Putinit hidhen poshtë në samitin e Ukrainës
-
“Serbia anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën si shtet” – Hill s’tha asgjë të re, ky është vendim i Unionit