Dita e shtunë do të sjelli ndryshimin e motit, që do të jetë me vranësira, në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë.
Reshjet e shiut do të nisin në veri dhe me kalimin e orëve do të shtrihen në gjithë vendin. Pritet që lokalisht të ketë stuhi të shoqëruara me breshër.
Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare dhe për momente e fortë në zonat bregdetare. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 4-6 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në bregdet 11 deri në 19 °C, në vendet e ulëta 10 deri në 20 °C dhe në vendet malore 4 deri në 15 °C.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com