Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar partinë në pushtet, pra Lëvizjen Vetëvendosje, për mospublikimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – i pranuar në parim nga Kosova.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Tahiri ka thënë se zyrtarë të lartë të VV-së, po e mbrojnë draft-statutin e Asociacionit para publikut, por, ka shtuar, publiku nuk e ka parë dokumentin.
Prandaj ka pyetur ajo, “nëse qenka për t’u mbrojtur atëherë pse po mbahet i fshehur?”.
Që nga koha kur është pranuar, pra në tetor, deri më tani – zyrtarisht – ende nuk është publikuar draft-statuti i Asociacionit nga Qeveria, përkatësisht nga kryeministri Albin Kurti.
Ndërsa, zyrtarë të partisë në pushtet e kanë mbrojtur draftin që Kurti e ka pranuar, ndonëse gjatë kohës që kanë qenë në opozitë kanë qenë kundërshtarët më të ashpër.
Partitë opozitare në Kosovë vetëm më 1 dhjetor kanë pranuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nga ana e Bashkimit Evropian, të cilin Kosova e pranoi javë më parë.
I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javë më parë, në Kosovë kishte takuar krerët e partive opozitare, për të diskutuar për mbarëvajtjen e dialogut.
Pas takimit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, patën deklaruar se gjatë takimit me Lajçak-un nuk e kanë parë draft-statutin.
Por, ndryshe nga homologët e tij opozitarë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte konfirmuar se gjatë takimit ka arritur që ta lexojë draftin nen për nen, por jo ta marrë me vete.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’