Pendarovski uron Ditën e Alfabetit: Jemi krenarë që shqiptarët janë pjesë e pandashme e Maqedonisë së Veriut
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka uruar shqiptarët për shënimin e 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit – Ditës së Alfabetit, duke e cilësuar kthesë në historinë e shqiptarëve dhe një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve.
“Para 115 vitesh, pikërisht në Manastir, u bë njësimi i alfabetit të shqipes si një hap kyç për kodifikimin e gjuhës shqipe, e cila është padyshim një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve”, ka thënë presidenti maqedonas në mesazhin e urimit.
Kongresi i Manastirit ka qenë një kongres kombëtar, i cili është mbajtur në qytetin e Manastirit prej 14 nëntorit deri më 22 nëntor të vitit 1908. Kongresi i Manastirit vlerësohet të jetë ngjarja më e rëndësishme kombëtare në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shekullit 20-të.
“Frytet e këtij akti vendimtar politik e kulturor i gëzojnë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Jemi krenarë që sot komuniteti shqiptar është pjesë e pandashme e Republikës multikulturore dhe multietnike të Maqedonisë së Veriut”, ka theksuar ndër të tjera presidenti maqedonas.
Dita e Alfabetit është festë kombëtare dhe ditë pushimi për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Në kushtetutën maqedonase, shqipja njihet vetëm si gjuhë, të cilën e flasin mbi 20 për qind e popullsisë në këtë shtet. Megjithatë, shqiptarët kanë kërkuar që formulimi “20 për qind” në aktin më të lartë juridik të zëvendësohet me fjalën “gjuhë shqipe”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë