Kitara elektrike të cilën ikona e muzikës, Elvis Presley, e përdori në vitin 1968, është shitur për afro 450 mijë paund gjatë një ankandi.
Mediat e huaja kanë raportuar mënyrën se si Presley, kishte rënë në dashuri me instrumentin, që i përkiste një anëtari të grupit të tij të sesionit “Al Casey”, kitarë të cilën më pas e huazoi për një koncert.
Performanca e Elvisit me këtë instrument u transmetua në dhjetor të vitit 1968, duke shënuar rikthimin e tij pas gjithsej shtatë vitesh, fakt i cili e rrit rëndësinë e këtij instrumenti për të gjithë adhuruesit e muzikës së Presley-t.
Ndryshe, pasuria e legjendës amerikane të muzikës, u vlerësua 100 milionë dollarë amerikanë pas vdekjes së tij.
Por gjërat ndryshuan, sepse vlera e markës “Elvis”, duke përfshirë pasurinë në Graceland, me kalimin e viteve arriti shifra marramendëse, të cilat kanë kaluar në pronësi të së bijës së Elvisit, Lisa Marie, kur ajo kishte mbushur 25 vjet.
Në anën tjetër, Marie, para disa kohësh kishte pretenduar se “i kishin mbetur vetëm edhe 14 mijë dollarë amerikanë”, për çka e akuzoi ish- menaxherin, Berry Sigel, për shpenzimet enorme nga pasuria e tyre.
Ndërkohë, vitin që lamë pas, mediat amerikane u pushtuan nga një lajm i papritur, kur nipi i Elvis Presley, djali i Lisa Marie Presley, Benjamin Keough, kishte vrarë vetën në mënyrë tragjike.
Rezultatet e autoposisë treguan se Benjamin i kishte dhënë fund jetës me një pushkë gjahu, me të cilën e kishte goditur vetën në gojë.
Ndërsa, pas vdekjes së tij, menaxheri i Lisa Marie, tregoi për “TMZ” se ajo “ndihej e shkatërruar”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“The Tortured Poets Department” i Taylor Swift-it zë vendin e parë me shitjet e saj më të mira në karrierë në javën e parë
-
Diddy parashtron kërkesë për të hedhur poshtë disa pretendime në padinë për sulm seksual mbi akuzat e vitit 1991
-
Rrëfimi rrëqethës i Ermal Metës për sulmet e panikut: Për një kohë të gjatë u vetësabotova, përfundova në telashe me sjellje të paqarta, terapia ishte themelore
-
Madonna thotë se “entuziazmi” i fëmijëve të saj e mbajti atë “në formë” gjatë turneut “Celebration”
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës