Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të marte, ka filluar vizitën zyrtare në Singapor.
“Fillimi i një vizite të shkurtër por intensive në Singapor, e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.
E para e vendit ka thënë se Singapori është një nga vendet që e ka pasur ekonomi të pa zhvilluar, porse me kalimin e kohës është bërë kryeqendër për investimet e huaj.
“Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja”, theksoi Osmani.
Osmani, Singaporin e përshkroi si “një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën!”.
Siç ka njoftuar zyra e presidentes, e para vendit do të takohet me përfaqësues të lartë të këtij shteti, përfshirë presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugartnam dhe kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong.
Në kuadër të kësaj vizite, sipas njoftimit, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Forumin Ekomomik të organizuar nga gjigandi amerikan “Bloomberg” në Singapor, ku do të jetë ndër folëset kryesore në këtë forum, i cili mbledh rreth vetes liderët më me ndikim në botë për të adresuar sfidat me të cilat përballet ekonomia globale.
“Forumi Ekonomik i Bloombergut është ndër forumet më të mëdha dhe më të rëndësishme ekonomike në botë, i cili mbledhë CEO nga kompanitë më të suksesshme botërore dhe liderë politik, për të diskutuar tejkalimin e sfidave globale në fushën e ekonomisë dhe krijimin e partneriteteve te reja”.
Gjatë kësaj vizite, presidentja Osmani bashkë më bizneset kosovare prezente në këtë forum, do të jenë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për tregtinë, investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Singaporit, derisa do të flasë edhe për potencialin ekonomik të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë