Presidenti i Francës, Emanuel Macron, njoftoi masat e reja kufizuese kundër COVID-19. Franca gjendet në një situatë epidemiologjike shqetësuese.
Presidenti francez njoftoi mbylljen e çerdheve, kolegjeve dhe shkollave të mesme për tre javë, nga data 5 prill.
Macron bëri me dije se që nga java e ardhshme mësimi do të vijojë online, në shtëpi. Gjatë dy javëve në vazhdim, nga 12 prilli, e gjithë Franca, cilado qoftë zona e pushimeve, do të marrë në pushimet e pranverës.
Pas orës 19.00 do të hyjë në fuqi ora policore. Bëhet me dije se do të ndalohen lëvizjet ndër-rajonale pa pasur një arsye urgjente. Lëvizja nga adresa e banimit do të lejohet në një rreze 10 kilometra. Punonjësit do të punojnë nga distancë.
Më 26 prill, viti shkollor do të fillojë për të gjithë. Do të kthehen fizikisht në institucione shkollore vetëm fëmijët që shkojnë në çerdhe dhe fillore. Do të vazhdojnë të mësojnë në distancë nxënësit e kolegjeve dhe shkollave të mesme do të vazhdojnë mësimin online. Përjashtim bëjnë vetëm fëmijët me aftësi të veçanta.
Gjatë ditëve të fundit janë shtuar thirrjet për të përshkallëzuar kufizimet në përpjekje për të frenuar përhapjen e SARS-CoV-2. Aktualisht, më shumë se 5 mijë persona janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv. Pritet që fushata e vaksinimit të vijojë me ritme më të shpejta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pashkët Ortodokse sjellin fluks në pikat kufitare, dhjetëra mijëra kalime në 24 orë drejt Greqisë
-
A e sulmon Serbia, Kosovën? – Ulutas: KFOR-i i përkushtuar të parandalojë çdo rrezik të përshkallëzimit
-
Kryepeshkopi Janullatos uron Pashkën Ortodokse: Mesazhi i Krishtit kumbon në mes të melankolisë së luftës në Gaza, Ukrainë dhe vende të tjera
-
Aksident në Rrugën e Arbrit, radhë kilometrike e krijuar
Lajmet kryesore
-
Euro pranë rënies nën 100 lekë, çfarë pritet?
-
Arsimi është tkurrur, bie me 3.7% numri i nxënësve dhe studentëve në vitin e fundit akademik
-
Plani arab në katër etapa, për të ndaluar luftën në Gaza
-
Narrativa armiqësore, etiketime, fyerje, tendenca për kontroll – Mediat në Kosovë nën trysninë e pushtetit