Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ende mbajnë qëndrimin e njëjtë në raport me çështjen e presidentit dhe se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për këtë pozitë.
“Në takimin që kemi pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani, nuk kemi marrë prej tyre një propozim, kërkesë, marrëveshje për të votuar ose presidenten ose qeverinë. Ata nuk kanë kërkuar prej neve një bashkëpunim. Vetvetiu ne nuk do të jemi pjesë e një marrëveshje politike për votimin për kandidates së VV-së për presidente”, ka thënë ai.
Këto komente Haradinaj i ka bërë në një konferencë ku ka folur edhe për ngritjen e çmimit të energjisë me procesin e liberalizimit të tregut në Kosovë. Ai ka thënë se ka ndodhur rritje e çmimit të energjisë 30% deri 40%.
“Fillimisht kjo rritje e çmimit të energjisë i godet konsumatorët industrialë veçanërisht ato prodhuese dhe përpunuese, sepse ato shpenzojnë më shumë, mirëpo në të ardhmen e afërt godet të gjitha familjet tona, në një kohë kur ekonomia është në vështirësi të mëdha”.
Sipas tij, kjo krijon rrezik të ikjes së investitorëve të huaj.
“Duhet të rishikohet i gjithë procesi i energjisë të merren parasysh rrethanat e reja që do të mund ta ndihmojnë këtë proces… të revokohen licencat e operatorëve të licencuar që edhe pas 4 viteve nuk janë funksionalizuar. Duhet të rishpallet thirrja që të licencohen kompani të tjera”.
Sipas tij, Qeveria e re duhet të veproj shpejt.
“I bëj thirrje qeverisë që të marrë masa sa më parë sepse besoj që këtë çështje mund të kryej për dy tri ditë”, ka thënë ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’