Shoqëria Civile në Serbi apel Perëndimit: Bashkëpunimi me Vuçiçin s’do të japë fryte – normalizimi me Kosovën i pamundur me autokratë
Një numër i organizatave të shoqërisë civile në Serbi, nëpërmjet një deklarate të përbashkët të kumtuar në Konferenën e Sigurisë në Beograd (BSC), kanë apeluar Bashkimin Evropian (BE) që të ndalojë se mbështeturi autokratët atje, por t’u japë mbështetje demokratëve në mënyrë që të angazhohen në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Sot është bërë evidente se politika e pajtimit dhe bashkëpunimit me regjimin në Serbi nuk do të japë fryte. Për këto arsye, ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, shteteve anëtare dhe partnerëve të tjerë perëndimorë që të ndryshojnë politikën aktuale të arritjes së marrëveshjeve të dyshimta me liderët autokratë”, thuhet në deklaratën e organizatave të shoqërisë civile.
BE-ja tashmë ka “skicuar” disa nga “masat ndëshkuese” ndaj Serbisë për shkak të dyshimeve se është përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, por organizatat e shoqërisë civile kanë bërë thirrje që BE-ja të përmbahet nga vendosja e sanksioneve për shkak se dëmtohet populli serb.
“Duke mbështetur njerëzit e lidhur me krimin e organizuar, të cilët janë nën sanksionet e SHBA-së, dhe duke i shpallur ata si mbrojtës të interesave serbe në Kosovë, regjimi i Serbisë ndërton struktura destabilizuese në Kosovë, duke pretenduar të jetë një partner konstruktiv në dialog”, kanë vlerësuar ndër të tjera organizatat e shoqërisë civile.
Perspektiva e Serbisë drejt BE-së është ende e pasigurt, nuk është e qartë. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse Serbia do të ndjekë politika të favorvshme ndaj stabilitetit rajonal. Serbia, gjatë gjithë historisë saj, ka marshuar sipas një daulleje krejt të ndryshme nga pjesa tjetër e botës perëndimore.
Prandaj, organizatat e shoqërisë civile kanë konsideruar se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve në rajon nuk do të jetë e mundur pa shkëputjen e shtetit dhe vendosjen e demokracisë në Serbi, përfshirë qasjen e qytetarëve serbë në media të lira dhe të pavarura.
“Përmes një veprimi të bashkërenduar të mediave nën kontrollin e drejtpërdrejtë të regjimit në pushtet, ata janë ekspozuar ndaj një propagande të vazhdueshme antiperëndimore dhe të tjera populiste, që ka qenë në kundërshtim të plotë me angazhimin e deklaruar të qeverisë për anëtarësimin e vendit në BE”.
Në vitet e fundit, sondazhet e opinioneve të kryera në rajon dhe Serbi, tregojnë polarizimin e shoqërisë serbe sa i përket besueshmërisë dhe anëtarësimit në BE. Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, qytetarët e Serbisë tregojnë skepticizmin më të lartë dhe qëndrimin më negativ ndaj BE-së, duke favorizuar Rusinë dhe Kinën.
“Nacionalizmi, korrupsioni dhe krimi i organizuar ndërkufitar kanë qenë në rritje të vazhdueshme. Marrëdhëniet rajonale janë acaruar, çështja e Kosovës ka hyrë në një ngërç dhe orientimi i politikës së jashtme të Serbisë është i ndarë mes një mimike të integrimit në BE dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
-
Vuçeviç e Hill diskutojnë për situatën “problematike” në Kosovë
-
Takimi Kurti – Krasniqi, Hamza: S’duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’