Policia ka proceduar penalisht katër shtetas, të cilët reklamonin në rrjetet sociale dhe shisnin online me anë të mashtrimit, bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime deri në 400 euro.
Pas informacioneve të siguruara për disa shtetas, të cilët reklamonin në rrjete sociale dhe shisnin me anë të mashtrimit, bileta për ndeshjen e ditës së sotme, me çmime shumë të larta, strukturat policore kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. A., 35 vjeç, R. H., 22 vjeç, A. O., 31 vjeç dhe E. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kishin krijuar një skemë mashtrimi për shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime që shkonin deri në 400 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dialogu mes gjyqtarëve, Sadushi: GJL ka mungesë të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare
-
Përplasi automjetin e koleges, AMP shpall në kërkim punonjësin e policisë së Himarës
-
Drejtësia në Shqipëri bazohet edhe në besimin e publikut, thotë Pasztory
-
Klosi: Vizita e Ramës në Athinë padyshim lidhet edhe me votën e emigrantëve
Lajmet kryesore
-
Drejtësia në Shqipëri bazohet edhe në besimin e publikut, thotë Pasztory
-
Dialogu mes gjyqtarëve, Sadushi: GJL ka mungesë të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare
-
Eurovizioni, mjeti i preferuar i “fuqisë së butë” të Izraelit?
-
Kurti e transformoi politikën e jashtme të shtetit në një lojë të brendshme elektorale