Raportuesi për Serbinë në Parlamentit Evropian (PE), Vladimir Bilçik, derisa ka komentuar rrjedhën e tensionuar në raportet Kosovë-Serbi pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në veriun e Kosovës, ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e Bashkimit Evropian (BE) është në një moment të vështirë.
Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug“, eurodeputeti sllovak ka veçuar mungesën e progresit lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa ka kërkuar përgjigje nga Serbia për sulmin e paramilitarëve serbë më 24 shtator në fshatin Banjë, ku ka humbur jetën Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës.
“Ka një problem të madh në Prishtinë për shkak të mungesës së progresit në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe miratimin e vendimeve të rëndësishme që do të çonin në zgjedhje të reja në veri të Kosovës. Në këtë moment kemi shumë pyetje për Beogradin kur bëhet fjalë për shpjegime të besueshme se çfarë ka ndodhur realisht në Banjë”.
Perspektiva e Serbisë drejt BE-së është ende e pasigurt. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse Serbia do të ndjekë politika të favorvshme ndaj stabilitetit rajonal. Serbia, gjatë gjithë historisë saj, ka marshuar sipas një daulleje krejt të ndryshme nga pjesa tjetër e botës perëndimore. Prandaj eurodeputeti sllovak ka kërkuar nga autoritetet serbe të ndërmarrin disa hapa.
“Shpresoj që partnerët tanë në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor ta shohin këtë si një mundësi. Agresioni rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar vërtet gjithçka. Ai e ka kthyer zgjerimin në axhendën evropiane dhe shpresoj që partnerët tanë do ta përfitojnë prej tij. Reformat duhet të jenë në fokus të çdo qeverie dhe parlamenti”, ka thënë Bilçik.
“Ne dëshirojmë që Serbia të përafrohet me politikën tonë të jashtme edhe tash që Izraeli është nën sulm. Ne kemi nevojë për më shumë harmonizim me partnerët tanë, jo vetëm në lidhje me Rusinë, por edhe në lidhje me Iranin dhe të gjithë ata që mbështesin veprimet terroriste në mbarë botën”, ka shtuar ndër të tjera eurodeputeti sllovak.
Në vitet e fundit, sondazhet e opinioneve të kryera në rajon dhe Serbi, tregojnë polarizimin e shoqërisë serbe sa i përket besueshmërisë dhe anëtarësimit në BE. Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, qytetarët e Serbisë tregojnë skepticizmin më të lartë dhe qëndrimin më negativ ndaj BE-së, duke favorizuar Rusinë dhe Kinën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’