Në takimet e ndryshme, që zhvillojnë partitë me qytetarët, bie në sy se jo gjithmonë masat janë të respektuara.
Që në fillim të fushatës, pati dy pasqyrime të situatës.
Nga njëra anë, Partia Socialiste ishte e organizuar nën masa të rregullta të distancimit social dhe mbajtjes së maskave mbrojtëse.
Partia Demokratike ndërkohë, e çeli fushatën nën prozhektorët e një grumbullimi masiv simpatizantësh, me disa prej tyre, të cilët nuk kishin të vendosur as maskat mbrojtëse.
Madje, ka edhe vetë kandidatë, të cilët nuk i respektojnë rregullat e distancimit apo mbajtjen e maskës.
Komiteti i Ekspertëve vendosi më 24 mars shtyrjen me dy javë të masave ndaj coronavirusit. Kjo, bëri që të shtyhej edhe afati i ndalimit të grumbullimit të mbi 10 personave.
Pavarësisht kësaj, zbatimi nuk po merret nga të gjithë aktorët politikë.
Deri tani nuk janë marrë as masa ndaj këtyre organizimeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Scholz, Kurtit: Duhen hapa konkretë në çështjen e Asociacionit kur në pyetje është anëtarësimi në KiE