Mbrëmjen e ditës së diel [28 mars] në orë 18:00, Kombëtarja Kuqezi pret Luanët e Anglisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës – Qatar 2022 në stadiumin “Air Albania”.
Shqipëria dhe Anglia vijnë me fitore nga ndeshjet e para kualifikuese të Grupit I: Shqipëria fitoi në fushën e Andorra-s me rezultatin 0 – 1 [25 mars], ndërsa Anglia shkatërroi Principatën e San Marino-s 5 – 0.
Trajneri Edy Reja, parasheh skemën 3 – 5 – 2 me sfidën kundër Tre Luanëve me Berishën në portë, Ismajlin, Gjimshitin, Veselin dhe Hysajn në mbrojtje, Uzunin, Laçin, Baren ne mesfushë dhe Cikalleshin me Brojan në sulm.
Anglia pasqyron të njëjtin formacion. Djemtë e Gareth Southgate (trajneri i Anglisë), do të shpërndahen në fushën e gjelbërt me Shaw, Strones, Maguire, Ëalker, Philips, Rice, Foden, Mount, Kane dhe Sterling.
Aktulisht, Shqipëria bashkë me Anglinë mbizotërojnë Grupin I me tre pikë secila, duke lënë pas Poloninë me Hungarinë, të cilat kanë një barazim dhe një pikë secila dhe, Andorran me San Marino-n me një humbje për kokë, pra, 0 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Lajçaku e Escobari “zhyten thellë” në diskutime