Balsha Bozhoviç – Kryetari i Akademisë Rajonale për Zhvillim të Demokracisë me bazë në Novi Sad, ka thënë se në Mal të Zi, vetëm një shumicë e përbërë nga Lëvizja Evropa Tani (PES), Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dhe pakicat do të garantonte një qeveri që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç “nuk mund ta kontrollonte”.
Në një prononcim për median malazeze “Pobjeda”, Bozhoviç ka theksuar se “çdo shumicë tjetër do të ishte pak a shumë e varur nga regjimi prorus në Beograd”.
Këto komente ai i bëri në një kohë kur në Mal të Zi, Kryetari i Lëvizjes Evropa Tani, Milojko Spajiç, si fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, është duke zhvilluar negociatat për krijimin e qeverisë së 44-të malazeze.
Prandaj, Bozhoviç vlerëson se Mali i Zi duhet të ketë një pushtet ekzekutiv mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur sovranitetin e malazez.
“Ai koalicion i madh pro-evropian midis PES dhe DPS do të kishte kapacitetin për ta kthyer Malin e Zi në rrugën evropiane dhe euroatlantike, e cila u ndërpre në gusht 2020”, shtoi.
Sipas tij, vetëm një mazhorancë e tillë mund ta bënte Milojko Spajiç-in kryeministër “të pavarur nga Beogradi”.
“Por edhe një qeveri mjaft të fortë për të mbrojtur sovranitetin malazez, i cili po kurorëzohet çdo ditë e më shumë nën sulmin e nacionalizmit të madh shtetëror të Aleksandër Vuçiç-it dhe gjithçka po bëhet me ndihmën që me gjithë zemër po ia jep udhëheqja e re e Malit të Zi, me të cilin Vuçiç luan si të dojë”.
Ai edhe përmendi 2030 si një vit kur Mali i Zi mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, afat kohor i premtuar kohëve të fundit nga zyrtarë të lartë të Unionit.
“Mali i Zi ka një shans dhe shumë pak kohë për të hipur në atë tren. Kjo është politika e interesit kombëtar malazez”.
“Por një politikë e tillë nuk është në përputhje me vizionin e Vuçiç-it për një ‘botë serbe’ ku ai do të preferonte Malin e Zi të lidhur me Leskovcin dhe Trebinjen sesa me BE-në”, vlerëson ai.
Megjithatë, Bozoviç pohon se është në vullnetin e qytetarëve malazezë për të vendosur se “çfarë mendojnë se është më e mirë”.
Këto deklarata të Bozhoviç-it vinë në një kohë kur në Mal të Zi po zhvillohen negociatat për formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Milojko Spajiç, lideri i Lëvizjes Evropa Tani, si fitues i zgjedhjeve parlamentare, është emëruar nga presidenti Milatoviç më 10 gusht, mandatar për ta formuar qeverinë e 44-të malazeze.
Ai, sipas ligjit, ka 90 ditë afat për ta krijuar qeverinë.
Mirëpo, Milatoviç, i cili është edhe nënkryetar i Lëvizjes Evropa Tani, nuk është pajtuar me mënyrën se si kryetari Spajiç i ka zhvilluar negociatat.
Ai, ndryshe nga Spajiç, beson se koalicioni “Për ardhmërinë e Malit të Zi” – të njohur për orientimin e tyre pro-ruso-serb – duhet që të jenë pjesë e qeverisë.
Nga ana tjetër, Milojko Spajiç, ka përjashtuar çfarëdo mundësie për të marrë në koalicionin qeverisës Partinë Demokratike të Socialistëve, dhe Lëvizjen Qytetare Ura – që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Së fundmi është bërë me dije se edhe ish-Fronti Demokratik nuk do të jetë pjesë e ekzekutivit të Spajiç-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë