Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të niset të dielën e 10 shtatorit drejt kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut (RMV) për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit.
Lajmi u bë i ditur nga Presidenca shqiptare, duke cituar njoftimin për shtyp.
Sipas kësaj të fundit, pritet që liderët në këtë samit të miratojnë një deklaratë të përbashkët, ku të evidentojnë sfidat dhe prioritetet rajonale.
Kjo, veçanërisht në aspektin e integrimit evropian, por edhe çështje të tjera me rëndësi rajonale.
Përgjatë dy ditëve Presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderat e partive politike shqiptare, vëren Presidenca në deklaratën zyrtare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nis protesta e opozitës përpara Bashkisë Tiranë, sërish tymues e molotovë drejt godinës
-
PD i kërkon SPAK të hetojë një skemë të pretenduar: Kompania e lidhur me restorantin e Maznikut dhe Fugës fitoi 4 tenderë publikë pa garë
-
Çela në Komisionin e Ligjeve: Harta e re gjyqësore u zbatua me sukses, infrastruktura problem për t’u zgjidhur
-
Ish-kreu i ARRSH në SPAK, ‘për një procedurë’
Lajmet kryesore
-
PD-ja gati për zgjedhje, nis caktimi i drejtuesve të rinj të qarqeve
-
Çela në Komisionin e Ligjeve: Harta e re gjyqësore u zbatua me sukses, infrastruktura problem për t’u zgjidhur
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike