Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka njoftuar se nga shtatori, arsimi dual do të zgjerohet edhe me 8 profile të reja: rrobaqepësi, automekanik, përpunues i drurit dhe metalit, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, instalues elektrik, tregti me shumicë dhe pakicë dhe estetist.
“Përveç profileve kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), floktar e murator, nga viti i ardhshëm shkollor do të fillohet edhe me këto profile të reja në arsimin dual. Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme, me 12 profile”, ka shkruar kryeministri Kurti, të mërkurën.
Se do të shtoheshin edhe tetë profile të reja në arsimin dual, kreu i ekzekutivit kosovar kishte paralajmëruar në mes të muajit korrik. Ai kishte zhvilluar një vizite në disa biznese vendore për të parë e identifikuar profilet e nevojshme dhe kërkesën në tregun e punës për të rinjtë.
“Lidhja ndërmjet arsimit dhe ekonomisë sot është vendimtare se çfarë shteti, ekonomie, do të kemi nesër. Arsimi dhe aftësimi profesional përbën një prej projekteve më të mëdha të transformimit të ekonomisë sonë”, deklaronte kryeministri Kurti, ndërsa shtonte se kështu lidhet “diploma në shkollë, me vendin e punës në ekonomi”.
Arsimi dual është një sistem në të cilin aftësimi në një biznes kombinohet me lëndë në një shkollë profesionale. Sistemi i arsimit dual konsiderohet zgjidhje për uljen e papunësisë së të rinjve. E këtë sistem së shpejti pritet ta aplikojë edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’