Policia e Kosovës arreston një shtetas gjerman për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’ – kërkohej nga INTERPOL-i
Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se të mërkurën në komunën e Lipjanit është arrestuar një person me shtetësi gjermane, i cili ishte me urdhër-arrest ndërkombët të lëshuar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL).
Ai është arrestuar të mërkurën rreth orës 11:50 nga njësia “FAST-ILECU”, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia e Kosovës vazhdon bashkëpunimin dhe koordinimin me policitë e shteteve mike, me qëllim të luftimit të akteve anti-ligjore, zbulimin e rasteve kriminale dhe dërgimin para organeve të drejtësisë të të dyshuarve të përfshirë në raste penale (kriminale)”.
Ndryshe, në Kosovë, materialet pornografike me të mitur i ndjek Ligji për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik, i cili ka për qëllim parandalimin, zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve përmes sistemeve kompjuterike, duke ofruar respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Aktakuzë në mungesë ndaj tre serbëve të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Vokshi takon Nikollën për të zgjidhur ngërçin e Komisionit hetimor të Shëndetësisë
-
Për shkak të presionit për Asociacionin Kurti po dëshiron të ikë nga qeverisja duke e futur opozitën në lojë, thotë Hoti
Lajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë