Klubi shqiptar i futbollit nga Maqedonia e Veriut, Struga, ka marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Strugianët e nisën mirë ndeshjen, të cilët që në minutën e katërt tentuan me anë të Ibrahimit, por goditja e lirë e kapitenit u devijua në këndore duke shmangur rrezikun në portën kundërshtare.
Ndërkaq, në të 35-tën u shfaq edhe mundësia ideale për Strugën, me Shabanin që pas një aksioni të rrjedhshëm nga e djathta doli i vetëm përballë portierit kundërshtar, por u ndal në momentin e fundit.
Kundërshtarët u përgjigjën me dy sulme të njëpasnjëshme, por sërish portieri Kjosevski u shfaq i sigurt.
Ndërkohë, pjesa e dytë nisi më mirë për Zalgiris që rrezikoi të shënonte në të 48-tën, por sërish portieri i Strugës u konfirmua i pakalueshëm.
Deri në fund, disa raste u shfaqën për dyja skuadrat, por portat nuk u prekën, një rezultat i mirë për Kampionët e Maqedonisë dhe që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit një javë më pas.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qeveria lidhi 781 kontrata me negocim, 209 milionë euro në pyetje – Veç KEK-u dha 102 milionë euro me procedura të dyshimta
-
Molotovi pranë gazetarëve në protestë, AMA dënon aktin: Pasiguria në punën e medias, goditje për fjalën e lirë
-
Izraeli sulmon sërish Rafahun, të paktën 21 palestinezë të vrarë e dhjetëra të plagosur
-
Abdixhiku: Qeveria Kurti s’la asnjë shenjë në asnjë fushë