Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka konfiskuar pasuritë dhe ka kërkuar gjashtë vjet burg për shtetasin italian Ferdinando Muollo.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale”, thekson njoftimi zyrtar i institucionit.
Prokuroria e Durrësit dërgoi për gjykim në vitin 2020 dosjen penale ndaj italianit të Camorra-s, i dënuar për vrasje në Itali, ndërsa në Shqipëri akuzohet për pastrim të parave.
Në përfundim të hetimeve rezultoi e provuar se, Policia Gjyqësore e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka identifikuar ndër të tjera faktin se shtetasi italian Ferdinando Muollo ishte i proceduar penalisht në shtetin italian dhe pas kësaj kishte investuar në Republikën e Shqipërisë.
Në Durrës, 58-vjeçarit Muollo iu sekuestruan, pas 18 muajsh hetime, 5 apartamente banimi, me sipërfaqe 413.8 m2, në Durrës; 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2, në Durrës; 1 automjet me vlerë 40 mijë euro dhe afro 10 mijë euro llogari bankare.
Shtetasi italian ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin tregtar.
Në vitin 2012 ka regjistruar shoqërinë sh.p.k, me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50% të aksioneve në pronësi të tij.
Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku 45 % të kuotave i posedon F.M.
Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratorë dentarë, ku ka 30 % të kuotave.
Kujtojmë se Muollo ka ekzekutuar në Itali shtetasin Salavadore Ridosso dhe është dënuar me 12 vite burg e gjashtë muaj në Itali. Krimin e ka kryer për llogari të Camorra-s.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nikolla rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë në PABSEC: Kontributore e paqes
-
Tensionohet protesta e opozitës përpara Bashkisë – Demokstruesit kërkojnë të çajnë rrethimin, vijojnë molotovët
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, për ‘vjedhjen’ e serverit të PL-së
Lajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Michael Cohen detajon se si ishte jeta si avokat i Trump-it
-
Blinken i thotë Zelenskyt se ndihma ushtarake amerikane është rrugës