Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana – pritet që këtë të premte të 30 qershorit (sonte) të vizitohet nga një numër i madh njerëzish që kanë rezervuar bileta për në koncertin e yllit botëror të muzikës, Enrique Iglesias.
Artisti i njohur spanjoll do të mbajë koncertin e tij të planifikuar në sheshin “Skënderbej”, derisa pritet të interpretojë hitet e tij më të mëdha në arenën ndërkombëtare, përfshirë: “Hero”, “Bailando”, “Escape”, “El perdon”, e shumë të tjera.
Lidhur me koncertin e Iglesias në Tiranë, kanë reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe kryetari i kësaj bashkie, Erion Veliaj.
“Mirëmëngjesi, dhe me ftesën për t’u bashkuar sot në koncertin e madh në sheshin ‘Skënderbej’, të këngëtarit të njohur botëror të muzikës latine Enrique Iglesias, në nisje të Javës Spanjolle, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.
Derisa, në anën tjetër, Veliaj ka publikuar pamjet nga arritja e e artistit latin në Shqipëri, duke shkruar karshi videos – “Enrique Iglesias mbërrin në Tiranë. Shihemi sonte te sheshi ‘Skënderbej” në orën 21:00, për super koncertin e yllit spanjoll”.
Gjithsesi, Iglesias nuk do të jetë i vetmi yll latin me reputacion botëror, pasi që pos tij, më 20 korrik të këtij viti, koncert në Tiranë do të mbajë edhe këngëtari tjetër goxha me nam, Ricky Martin.
Tirana tanimë është bërë fole e koncerteve të yjeve botërore, teksa veç viteve të fundit, atje kanë interpetuar emra me shumë influencë në muzikë, përfshirë këngëtaret shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa e Rita Ora si dhe Maluman.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar e largimi i fokusit nga dështimi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi