Pekini ka deklaruar se do të sanksionojë 10 shtetas të Bashkimit Evropian (BE), duke përfshirë politikanë, për “dëmtimin” e sovranitetit të Kinës. Kjo e fundit do t’i dënojë për “ndërhyrje të rëndë” në punët e saj të brendshme dhë për “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.
Vendimi vjen menjëherë pasi BE-ja ra dakord të sanksiononte Kinën për abuzimet e të drejtave të njeriut në Xinjiang.
Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës, njoftoi se do të miratojë sanksionet kundër individëve dhe katër njësive të BE-së, për “përhapjen me qëllim të keq të gënjeshtrave dhe informacioneve të rreme”.
Në listën e individëve që do të sanksionohen janë pesë anëtarë të parlamentit të BE-së, Reinhard Butikofer, Michael Gahler, Raphael Glucksmann, Ilhan Kyuchyuk dhe Miriam Lexmann. Si dhe anëtarë të komitetit të të drejtave të njeriut, Adrian Zenz, një studiues gjerman me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky i fundit ka botuar raporte të abuzimit ndaj pakicave në Tibet dhe Xinjiang.
Pekini tha se do të sanksionojë gjithashtu njësitë e BE–së duke përfshirë Institutin Mercator të Gjermanisë për Studime Kineze dhe një organizatë daneze të demokracisë.
Ministria e jashtme e Kinës, thotë se i gjithë personeli përkatës dhe anëtarët e familjes së tyre do t’u ndalohet hyrja në territorin e Kinës, si dhe në rajonet e veçanta administrative të Hong Kong-ut dhe Makao-s.
Kompanitë dhe institucionet e tyre të lidhura, gjithashtu do t’u kufizohet komunikimi me Kinën.
BE lëviz kundër Kinës mbi ujgurët
Masa vjen menjëherë pasi BE-ja ra dakord të sanksiononte Kinën për abuzimet e të drejtave të njeriut kundër ujgurëve.
Katër përfaqësues rajonalë dhe partiakë, si dhe një firmë ndërtimi nga provinca Xinjiang, u shtuan në listën e sanksioneve të BE-së. Emrat e tyre u botuan në Gazetën Zyrtare të BE-së.
BE-ja nuk ka lëshuar sanksione ndëshkuese ndaj Kinës për abuzime të të drejtave të njeriut që nga masakra e vitit 1989 në Tiananmen.
Brukseli vendosi ndalime udhëtimi dhe ngrirje të pasurive mbi drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike në Xinjiang, Chen Mingguo. Gjithashtu dhe zyrtarë të lartë kinezë Ëang Mingshan dhe Ëang Junzheng. Si dhe Ish-kreu i rajonit të Kinës Xinjiang, Zhu Hailun.
Kompania e ndërtimit e goditur me sanksione ishte Byroja e Sigurisë Publike e Prodhimit dhe Ndërtimit Xinjiang.
Vendimi erdhi ndërsa ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord mbi një seri sanksionesh të ndryshme kundër vendeve dhe njësive të ndryshme.
Blloku do të sanksionojë gjithashtu disa individë dhe njësi nga Koreja e Veriut, Rusia, Libia, Eritrea dhe Sudani i Jugut.
11 individë të përfshirë në puçin ushtarak të Myanmar-it dhe shtypjen e demonstruesve, u goditën gjithashtu me masa kufizuese.
Pse BE vendosi sanksione ndaj Kinës?
Në vitet e fundit, qindra ujgurë, si dhe pakica të tjera etnike në Kinë si kazakët dhe huisët kanë dëshmuar për mbajtjen në kampe internimi.
Vëzhguesit thonë se lehtësirat e tilla janë pjesë e një fushate qeveritare për të asimiluar me forcë pakicat etnike. Ndaj tyre ushtrohet torturë dhe punë e detyruar.
Përdhunimet masive dhe sterilizimi i detyruar i grave gjithashtu pretendohet se kanë ndodhur në kampe.
Pekini thotë se në këto kampe, jetojnë më shumë se 1 milionë njerëz që nga viti 2017. Kampet janë “qendra të arsimit profesional” për të parandaluar ekstremizmin dhe terrorizmin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
OKB-ja më 23 maj voton rezolutën për Srebrenicën
-
Balla reagon pas rastit të Durrësit: Mirënjohje RENEA-s, asnjë justifikim ndaj dhunës
-
Kurti me partnerët e koalicionit, diskutojnë qëndrimet e opozitës për zgjedhje e quajnë “çështje muajsh”
Lajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar e largimi i fokusit nga dështimi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi