Sllovenia mori më së shumti vota për pozitën e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke lënë pas Bjellorusinë.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Al Jazeera”.
Në zgjedhjet e fshehta në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh, Sllovenia mori 153 vota, ndërsa Bjellorusia 38 vota.
“Shtetet anëtare të OKB-së padyshim kanë vendosur që shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Bjellorusi e skualifikojnë atë vend nga të qenit në Këshillin e Sigurimit, një organ kyç për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, thanë burime pranë OKB-së.
Katër vendet e tjera të zgjedhura në Këshillin e Sigurimit për një mandat dyvjeçar janë Guajana, e cila mori 191 vota, Sierra Leone me 188 vota, Algjeria me 184 vota dhe Koreja e Jugut me 180 vota.
Vendet jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u ndahen grupeve rajonale, të cilat zakonisht përzgjedhin kandidatët.
Pesë anëtarët e rinj do të fillojnë mandatin e tyre më 1 janar, duke zëvendësuar pesë vende, mandati dyvjeçar i të cilëve përfundon më 31 dhjetor: Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së është përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, por për shkak të të drejtës së vetos së Rusisë, nuk mund të merrte masa për Ukrainën.
Ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon u tha gazetarëve se ishte e befasuar nga mbështetja për vendin e saj.
Ajo tha se kjo dëshmon se Sllovenia ka bindur shumicën dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së se mund të jetë një “partner i besueshëm”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar e largimi i fokusit nga dështimi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi