Dy senatorët amerikanë tejet të shqetësuar me situatën në Veri: Jemi të zhgënjyer me Qeverinë për përdorimin e panevojshëm të forcës
Si tejet të shqetësuar janë shprehur dy senatorët amerikan Jeanne Shaheen dhe Pete Ricket, pas situatës së krijuar në Veri të Kosovës.
Situata e tensionuar në këtë pjesë të vendit erdhi si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur kryetarët në ndërtesat e komunave të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit nën asistencën e Policisë së Kosovës, pa koordinim me komunitetin ndërkombëtar.
Prandaj dy senatorët amerikanë të cilët janë anëtarët të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi, sipas tyre, i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në Veri të Kosovës duke përdorur forcë të panevojshme.
“Përshkallëzimi i dhunës ka rezultuar në lëndime serioze dhe të papranueshme të paqeruajtësve nga Forca e NATO-s në Kosovë. Ne dënojmë dhunën dhe u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të deskaluar situatën”, thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga dy senatorët amerikanë.
Gjithë në këtë mes Kosova dhe Serbia, sipas Shaheen dhe Ricket, janë në greminën e avancimit të marrëdhënieve të tyre diplomatike dhe ekonomike me njëra tjetrën në njërën anë dhe me Evropën në anën tjetër.
“Por, anëtarët e Kongresit dhe komuniteti ndërkombëtar po shqetësohen gjithnjë e më shumë nga kthimi alarmues në progres. Udhëheqësit e të dy vendeve duhet të veprojnë në interesin më të mirë afatgjatë të kombeve të tyre përkatëse në vend që të lejojnë mosmarrëveshjet e vazhdueshme të pengojnë paqen dhe stabilitetin dhe, rrjedhimisht, aspiratat e tyre për anëtarësim në BE”, thanë Shaheen dhe Ricketts.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë