Prezenca e OSBE-së nënvizon se i kundërvihet racizmit. OSBE-ja mbështet përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër paragjykimeve racore dhe sjelljeve jotolerante.
Kjo deklaratë e OSBE-së në Shqipëri vjen në kuadër të ditën ndërkombëtare për eliminimin e diskriminimit racor.
“Të gjithë lindim të lirë e me të drejta të barabarta dhe duhet të trajtohemi me dinjitet pavarësisht ngjyrës së lëkurës, racës apo origjinës kombëtare”, shkruan prezenca e OSBE-së në median sociale, Facebook.
Po ashtu Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) “i bën thirrje të gjitha institucioneve publike, shoqërisë civile, medias si dhe të gjithë opinionit publik në vendin tonë për më shumë ndjeshmëri, ndërgjegjësim dhe reagueshmëri sa i takon ndalimit të diskriminimit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të individëve që mundet ose efektivisht diskriminohen mbi baza raciale”.
KSHH -ja tërheq vëmendjen për problematikat me të cilat po përballet komuniteti rom dhe egjiptian në shoqëri. Po ashtu ky institucion bën thirrje për përshkallëzimin e masave pozitive për integrimin e këtij komuniteti në shoqëri.
“Bëjmë thirrje gjithashtu t’i jepet fund shfrytëzimit të fëmijëve rom dhe egjiptian, të cilët lypin në kushte të trajtimit ç‘njerëzor në rrugë, lokale dhe ambiente të tjera publike”.
KSHH-ja thekson në deklaratën e saj për se këtij komuniteti nuk i është dhënë vëmendja e mjaftueshme, por përkundrazi janë ndeshur në disa raste me neglizhencën e autoriteteve përgjegjëse shtetërore”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar e largimi i fokusit nga dështimi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi