“Po shkojnë për ta stabilizuar destabilizuesin e tyre”, Trajkoviç për serbët që do të marrin pjesë në tubimin e Vuçiçi-it
Rada Trajkoviç, kryetare e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës dhe këshilltare politike e ministrit të për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se Lista Serbe “nuk është gjë tjetër përveç se një nga mekanizmat kryesorë të qeverisjes” së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Këto komente ajo i bëri pas lajmeve se një numër i serbëve të Kosovës janë nisur për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga presidenti serb me 26 maj.
“Në vend që të gjithë të qëndrojnë në komunat veriore dhe të stabilizojnë njerëzit nesër kur kryetarët e rinj të marrin detyrën, ata u nisën për në Beograd për të stabilizuar destabilizuesin e tyre”, shkroi Trajkoviç.
Umesto da svi ostanu u severnim opštinama i stabilizuju narod sutra kada novi gradonačelnici preuzimaju dužnost, oni se zaputili u Beograd da stabilizuju svog destabilizatora.
Srpska lista je ništa drugo nego jedan od glavnih mehanizama Vučićeve vladavine. pic.twitter.com/zwyiSvpnyz
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) May 18, 2023
Ndryshe, të mërkurën në mëngjes, një grup serbësh nga Veriu i Kosovës, janë nisur në këmbë për në Beograd për të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Partia Progresive Serbe më 26 maj.
Një grup prej 23 të rinjsh janë nisur nga Leposaviqi dhe 11 nga Mitrovica e Veriut. Ata deklaruan se udhëtimin e kanë nisur me iniciativë të tyre me qëllim që t’i japin mbështetje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç-in.
Grupi në fjalë kanë veshur bluza kur shkruhet “Për Serbinë, për Vuçiç-in, serbët nga Kosova”, duke mbajtur pankarta dhe flamuj të Serbisë
Të rinjtë serbë janë të vendosur të ecin 500 kilometra në nëntë ditë duke treguar se kjo nuk është asgjë në krahasim me “vendosmërinë e tyre për të treguar unitet dhe harmoni në këto kohë të vështira për Serbinë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Tregtarët e Belshit sërish në protestë për zhvendosjen e tregut, Bashkia: Zhvillimi i tregtisë aty ishte burim aksidentesh
-
Knaus konsideron se draft-statuti aktual ‘shkel’ Kushtetutën e Kosovës dhe kapërcen ‘vijat e kuqe’ të SHBA-së
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës