Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pasi tenisti serb, Novak Gjokoviç-it, ka thënë se dëshiron të vijë në Kosovë.
Çeku reagoi shkurt në Twitter, duke shkruar “No-Vax No entry”, apo “pa vaksinë nuk mund mund të hysh”.
Gjokoviq është një nga të paktët që nuk ka pranuar të vaksinohet pas virusit COVID-19.
No-Vax No entry 💉🚷
— Hajrulla Çeku (@HCeku) May 17, 2023
Për mos-vaksinim, ai e kishte humbur edhe turneun e rëndësishëm “Australian Open”, për shkak se ligjet në Australi ishin të ashpra dhe nuk e lejuan të futet në territorin e tyre.
Ndërkaq, Gjokoviq në një intervistë për gazetën italiane, “Corriere della Sera” kishte thënë se do të vinte në Kosovë.
“Dua të kthehem në Kosovë, me gruan time Jelenan për t’i pagëzuar fëmijët tanë, Stefanin 8-vjeçar dhe Tarën 5-vjeçare.
“E di që tema është shumë e ndjeshme. Konflikti është ende aty, jo me armë për momentin, por ndihet tensioni. Nuk dua të përfshihem në politikë, por për çdo serb, Kosova është zemra, është qendra e kulturës, e identitetit tonë, e traditës, e fesë sonë”, kishte thënë Gjokoviq për “Corriere della Sera”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qeveria plan me 4 pika për rritjen e kreditimit të ekonomisë, në fokus bujqësia
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Pothuajse 450 mijë njerëz janë larguar nga Rafah brenda një jave, thotë OKB
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë