Presidenti i ri i FC Barcelona-s, Joan Laporta, do të ketë shumë gjëra për të bërë në ditët e tij të para në detyrë, dhe njëra prej tyre, siç tha vetë në fushatë, do të jetë biseda me Leo Messi-n.
E ardhmja e yllit argjentinas është në ajër. El Confidencial informoi këtë të enjte për planet që presidenti i ri ka për të bindur lojtarin “10” të Barçës.
Sipas informacionit të sipërpërmendur, Laporta mendon për një ulje të pagës në kontratën e re të nënshkruar nga lojtari, me aktualen që përfundon këtë qershor.
Por, kontrata që do t’i ofrojë ai argjentinasit është e përjetshme.
Reduktimi i pagës do të vlejë për të gjithë futbollistët, si kërkesë nga Laporta për ta nxjerrë sadopak klubin nga kriza financiare.
Për momentin nuk pritet asnjë negociatë në lidhje me rinovimin e Messi-t.
Por një bisedë mund të zhvillohet midis palëve për të përgatitur terrenin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”