“Karota e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit” – Kosovën viziton Drejtori i BE-së për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë do të qëndrojë Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman.
Vizita e Koopman në Kosovë, sipas diplomatit çek, do të fokusohet në thellimin e bashkëpunimit në mes të Unionit dhe Kosovës.
“Ai do të ketë një axhendë intensive të takimeve ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimit, ministra të ndryshëm, përfaqësuese të shoqërisë civile, biznesmenë dhe aktorë ndërkombëtarë në sektorin energjetik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Szunyog.
Sipas Szunyog, vizita e Koopman do të shërbejë për të çuar përpara rrugën e Kosovës drejtë integrimeve evropiane.
“Duke u bazuar në mbështetjen e ofruar më parë për zhvillimin e Kosovës, ne presim që të vazhdojmë të angazhohemi me institucionet e Kosovës, shtetet anëtare të BE dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për të çuar përpara rrugën e Kosovës drejtë integrimeve evropiane”.
🧵Glad to welcome @GertJanEU, 🇪🇺@eu_near DG to 🇽🇰#Kosovo for a visit that will deepen the 🇪🇺-🇽🇰 co-op.
Tdy he will have an intensive agenda meeting PM @albinkurti, DPM @BislimiBesnik, ministers, civil society and business reps, int. actors in 🇽🇰's energy sector & @EUKosovo staff. pic.twitter.com/EqFRBMp4Je— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) May 17, 2023
Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian, të cilën e drejton Koopman, është përgjegjëse për negociatat e zgjerimit, si dhe për politikën e fqinjësisë së BE-së.
Misioni i kësaj drejtorie është të ofrojë ndihmë për vendet partnere në financa dhe ekspertizë dhe të nxisë reformat e tyre demokratike, rritjen ekonomike dhe sundimin e ligjit.
Ndryshe Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e pranuar nga Albin Kurti e Aleksandër Vuçiç bashkë me planin e zbatimit, përveç përfitimeve politike parasheh edhe përfitime ekonomike, nëse e njëjta zbatohet në përpikmëri.
Pika e shtatë e planit të zbatimit të Marrëveshjes flet për organizimin e një konference donatorësh nga ana e Unionit brenda 150 ditëve ku pritet të krijohet një paketë investime dhe ndihma financiare për Kosovën dhe Serbinë.
Megjithatë pika në fjalë precizon se asnjë disbursim nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë