Me 89.24 për qind të votave të numëruara, presidenti Recep Tayyip Erdogan udhëheq me 49.94 për qind të votave.
Ndërkaq kandidati i opozitës së bashkuar ka shënuar një rritje, ai ka arritur të ngushtojë rezultatin në 44.3 për qind.
I treti renditet kandidati Sinan Ogan, me 5.3 për qind të votave.
Ky rezultat e dërgon presidentin turk në balotazh me kandiatin e opozitës së bashkuar.
Muharrem Ince dhe pse tashmë është i tërhequr, ka marrë 0.47 për qind të votave.
Sa i takon partive, ajo e Erdogan AKP-ja ka marrë 36.02 për qind.
Ndërkaq partia e CHP-ja ka marrë 24.59 për qind, por Aleanca Popullore në pushtet, e cila përfshin AKP-në dhe disa parti të tjera më të vogla, mbajti pak më shumë se 50 për qind të votave.
Si votohet
Turqia mban zgjedhje çdo pesë vjet.
Kandidatët presidencialë mund të propozohen nga partitë që kanë kaluar pragun prej 5% të votuesve në zgjedhjet e fundit parlamentare, ose ato që kanë mbledhur të paktën 100 mijë nënshkrime në mbështetje të nominimit të tyre.
Kandidati që merr më shumë se 50% të votave në raundin e parë zgjidhet president, por nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e votave, zgjedhjet kalojnë në një raund të dytë midis dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave në raundin e parë.
Zgjedhjet parlamentare zhvillohen në të njëjtën kohë me zgjedhjet presidenciale.
Turqia ndjek një sistem të përfaqësimit proporcional në parlament ku numri i vendeve që merr një parti në legjislaturën prej 600 vendesh është drejtpërdrejt proporcional me votat që ajo fiton.
Partitë duhet të marrin jo më pak se 7% të votave – qoftë vetë ose në aleancë me partitë e tjera – për të hyrë në parlament.
Të dielën, kandidatët hodhën votat e tyre për të dyja zgjedhjet në të njëjtën kohë.
Votimi i dytë presidencial, nëse zhvillohet, do të mbahet më 28 maj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nis protesta e opozitës përpara Bashkisë Tiranë, sërish tymues e molotovë drejt godinës
-
PD i kërkon SPAK të hetojë një skemë të pretenduar: Kompania e lidhur me restorantin e Maznikut dhe Fugës fitoi 4 tenderë publikë pa garë
-
Çela në Komisionin e Ligjeve: Harta e re gjyqësore u zbatua me sukses, infrastruktura problem për t’u zgjidhur
-
Kosova synon të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030, thotë Osmani
Lajmet kryesore
-
PD-ja gati për zgjedhje, nis caktimi i drejtuesve të rinj të qarqeve
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike