Selektori i përfaqësuese franceze të futbollit, Didier Deschamps, ka emëruar skuadrën për ndeshjet e marsit, përballë Ukrainës, Kazakistan-it dhe Bosnjës.
Franca kampione bote, bëhet gati për EURO 2021, në kërkim që të fitoj edhe një tjetër kompeticion madhor.
Gjelat fillojnë kampanjën kualifikuese për botërorin “Qatar 2022” me ndeshjen kualifikuese përballë Ukrainës më 24 mars.
Pos Ukrainës, skuadra e Deschamps udhëton për t’u përballur me Kazakistanin dhe pret Bosnjën.
Skuadrat për këto ndeshje është:
Portierë: Areola, Lloris, Maignan, Mandanda.
Mbrojtës: Digne, Dubois, Hernandez, Kimpbembe, Lenglet, F. Mendy, Pavard, Varane, Zouma.
Mesfushorë: Kante, Ndombele, Pogba, Rabiot, Sissoko.
Sulmues: Ben Yedder, Coman, Dembele, Giroud, Griezmann, Lemar, Martial, Mbappe.
Ousmane Dembele është emri më i “rëndësishëm” në këtë listë, për shkak se futbollisti i Barcelona-s kthehet në kombëtaren franceze pas më shumë se dy viteve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit