Moti i keq në Shqipëri është rikthyer dhe ka nxjerrë në pah sërish problematikat me bllokimet e rrugëve.
Mbyllje tërësore ka pasur në bypass-in e Qafë Murrizit, i cili është bllokuar përkohësisht, për shkak të reshjeve të borës.
Policia Rrugore ka apeluar për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas, nëpërmjet bypass-it Qafë Murrizë, që të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Po ashtu, disa lundrime janë anuluar në Vlorë, për shkak të erërave të forta dhe detit të dallgëzuar deri në 7 ballë, i cili e ka pamundësuar daljen në det të hapur të trageteve.
Lundrimi për mjetet e vogla është pezulluar po ashtu, përfshi edhe peshkarexhat.
Deri në një njoftim të dytë, nuk do të ketë lejim të daljes në det në Vlorë.
Reshje bore ka pasur edhe në zonat malore të Librazhdit, të cilat janë zbardhur që në orët e para të mëngjesit.
Më së shumti, ato kanë qenë të pranishme në zonën e Steblevës, por pa krijuar problematika.
Probleme në qarkullimin rrugor janë shfaqur edhe në Durrës për shkak të reshjeve të forta të shiut në orët e para të mëngjesit.
Një aksident është shënuar në afërsi të Urës së Dajlanit ndërkaq, ku tre automjete kanë qenë të përfshira, por pa shkaktuar të lënduar, vetëm dëme materiale.
Sipas shërbimit meteorologjik në vend, temperaturat e ajrit do të kenë rritje në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë, duke u luhatur nga 4 gradë Celsius deri në 20 gradë.
Era pritet të fryjë mesatare dhe e fortë në det, ku shpejtësia do të arrijë deri në 40 kilometra në orë, nga drejtimi jugperëndimor.
Dallgëzimi në dete ndërkaq do të jetë deri në 3 ballë.
Nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka pasur njoftime për rreziqe të mundshme përmbytjesh në asnjë zonë të vendit.
Megjithatë, është kërkuar nga autoritetet kujdes në qarkullimin rrugor, mbi të gjitha atë interurban.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qeveria plan me 4 pika për rritjen e kreditimit të ekonomisë, në fokus bujqësia
-
Balla takon homologun italian: Bashkëpunimi është në nivelin më të lartë dhe më efikas
-
Operacion antidrogë në Itali dhe Shqipëri, shkatërrohet organizata e dy vëllezërve shqiptarë
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
Lajmet kryesore
-
Qeveria plan me 4 pika për rritjen e kreditimit të ekonomisë, në fokus bujqësia
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Pothuajse 450 mijë njerëz janë larguar nga Rafah brenda një jave, thotë OKB
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë