“Shkelësit e Kushtetutës”, Abdixhiku: Pushtetarët e paprekshëm po qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kujtoi se Qeveria e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, brenda dy viteve të qeverisjes ka nxjerrë një numër vendimesh anti-kushtetuese.
Ai këto komente i ka bërë me rastin e shënimit të 15-vjetorit të ratifikimit të Kushtetutës së Kosovës, duke shtuar se përtej shkeljes së aktit më të lartë juridik të vendit në një numër rastesh, lista mund të shkojë duke u zgjeruar.
Abdixhiku ka renditur disa nga ministrat e Qeverisë Kurti si shkelës të Kushtetutës, duke filluar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë?”, shkroi Abdixhiku.
Megjithatë, ai ka uruar qytetarët e Kosovës për ditëlindjen e këtij dokumenti suprem, mbi të cilin shoqëria kosovare është pajtuar të ndërtoj jetën sociale, politike e juridike, duke shtuar se Kosovën e presin ditë më të mira.
Në ditën e Kushtetutës së Kosovës, opozita kosovare ia përkujtoi pushtetit aktual përpjekjet e pandalshme anti-kushtetuese – si veprim përmes ligjeve jokoherente dhe diskursit publik – shkelën aktin më lartë të shtetit.
Ndryshe, opozita po e akuzon ekzekutivin edhe për politika të gabuara ekonomike, derisa dhjetëra mijëra qytetarë, kryesisht të rinj të papunë e profesionistë të dëshpëruar, po ia kthejnë shpinën vendit të tyre për të nisur jetë të re në shtetet perëndimore.
Paralelisht vazhdon pingpongu i pushtetit dhe opozitës se kush ka më shumë faj. Me diskurs krejt të ndryshëm po u përgjigjen edhe thirrjeve e presioneve perëndimore për zbatimin e Planit Evropian, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti me partnerët e koalicionit: Zgjedhjet e parakohshme, nëse ka harmonizim të plotë të opozitës
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi