Juventus ka triumfuar minimalisht 1-0 përballë Hellas Verona-s në ndeshjen e javës së 28 në Serie A. Tashmë bardhezinjtë janë vetëm katër pikë larg zonës së Champions League.
Goli i vetëm i sfidës u shënua gjatë pjesës së dytë nga sulmuesi italian, Moise Kean.
Me fitoren e arritur Juventus shkon në kuotën e 44 pikëve. Atalanta e vendit të katërt ka 48 pikë. Megjithatë në rast të një fitoreje nga Milan dhe Roma, zona Champions mund të jetë me një diferencë më të madhe për bardhezinjtë.
Në krahun tjetër, Hellas Verona ka 19 pikë dhe qëndron në vendin e 18 në tabelën e klasifikimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës