Lajme

Përgjimi, Trump presion sekretarit të shtetit te Georgia-s: “Më duhen 11 mijë vota”.


Më 2  janar, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  (SHBA), Donald Trump,  i kërkoi Sekretarit të Shtetit të Georgia-s, republikanit Brad Raffensperger, t`i  “gjente” votat e mjaftueshme për të përmbysur humbjen e tij, në zgjedhjet e  5 nëntorit, në një telefonatë  një orëshe.  Kjo telefonatë është cilësuar si një abuzim flagrant me pushtetin dhe një akt kriminal i mundshëm .

E përditshmja, The Washington Post, ka arritur të sigurojë bisedat telefonike, ku Trump i kërkonte me ngulm Raffensperger-it të vepronte.  Duke e paralajmëruar se po ndërmerrte “një rrezik tepër të madh” Trumpi  e luti të veprojë dhe njëkohësisht e  kërcënoi sekretarin e shtetit  të Georgias duke i thënë se  nëse nuk do të vepronte  mbi të do të kishte pasoja. 

Gjatë gjithë telefonatës, Raffensperger-i dhe këshilltari i përgjithshëm i zyrës së tij refuzuan të pranojnë deklaratat e Trump dhe i shpjeguan  Trump se  po i besonte disa teorive false të konspiracionit duke ngulmuar se fitorja e presidentit të  zgjedhur Joe Biden, me 11 mijë e 779 vota ishte e ndershme dhe e  saktë.  Trump nuk i pranoi argumentet e tyre.

“Njerëzit në Georgia janë të inatosur,  janë vërtet të zemëruar” kundërshtoi ai. “Dhe nuk ka asgjë të keqe ta thuash, e di, që ju i keni rillogaritur votat.”

Akuzave të Trump-it, sekretari i shtetit të Georgias iu kundërpërgjigj duke i thënë: “Atëherë, zoti President, sfida që ju keni ka të bëjë  më të dhënat e gabuara që dispononi”.

Gjatë bisedës, Trump  tha: “Shiko. Ajo që dua të bëj është kjo.  Thjesht dua të gjej 11 mijë e 780 vota, të cilat janë realisht një më shumë se sa kemi. Pasi ne e kemi fituar shtetin e Georgia-s”.

Më vonë ai shtoi: “Pra çfarë do të bëjmë njerëz? Mua thjesht më duhet 11 mijë vota”.  “Më duhen 11 mijë vota”, tha Trump me mosbesim.

Edhe pse tentativat e tij kanë dështuar që kur humbi zgjedhjet  në muajin nëntor, Trump-i është përpjekur të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve duke shtyrë legjislaturat shtetërore të emërojnë listat e zgjedhësve  pro-Trump dhe të promovojë disa përpjekje juridike.

Ai  ka tentuar t`i bëjë presion zyrtarëve të lartë republikanë në shtete si Georgia ose Arizona duke refuzuar të njohë rezultatin e zgjedhjeve në këto shtete, duke pretenduar pa fakte dhe  duke përhapur informacione të pavërteta. 

“Nuk ka asnjë mënyrë që  të kem humbur Georgia-n”, tha Trump. “Nuk ka asnjë mënyrë. Ne fituam me qindra mijëra vota”. 

Gjatë kohës që ai po fliste, disa nga aleatet e tij ishin në linjë, përfshirë dhe shefin e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows-in dhe avokaten konservatore,  Cleta Mitchell-in, një politikane e rëndësishme republikane, përfshirja e së cilës në përpjekjet e Trump-it për të kontestuar rezultatin zgjedhor nuk ishte bërë e ditur më parë. 

Në një event në Savannah, në Georgia, zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris cilësoi telefonatën “dukshëm si një abuzim të pastër të pushtetit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. 

Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows,  sugjeroi që sekretari i zyrës së shtetit dhe ekipi i Trump-it  të gjejnë  rrugën e përbashkët për të zgjidhur këtë mosmarrëshje, në mënyrë që të mos përballen në gjykatë.  Sekretari i shtetit të Georgias deklaroi se nuk  beson që mund të ketë një rrugë të mesme.

Që nga nëntori Georgia  ka kryer rinumërime të shumta dhe kontrolle të votave, por nuk ëshë deklaruar asnjë votë e vjedhur apo e manipuluar.

Një tjetër pikë e nxehtë debati,  në këtë telefonatë  lidhej ndër të tjera me “numrin e lartë të votuesve”, për të cilët Trump-i pretendon se nuk jetojnë në Georgia. Lidhur me këtë çështje Gjermania ka  shpjeguar se disa rezidentë, të cilët ishin larguar vite më parë u shpërngulën sërish në Georgia.

Pas publikimit të bisedës telefonike ka pasur reagime nga zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët kanë dënuar përpjekjet e vazhdueshme të Trump-it  për të kontestuar zgjedhjet. Trump i cilësoi zgjedhjet në shtetet swing   “jokushtetuese”.

Dëgjo bisedën e plotë të Trump-it me sekretarin e shtetit të Georgia-s, më 2 janar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore