Agron Xhafa, shoferi 63-vjeçar, i cili po drejtonte mjetin e transportit urban, që shkaktoi një aksident masiv ku u përfshinë të paktën tetë automjete në qendër të Tiranës, është arrestuar.
Kështu ka bërë me dije shefi i trafikut urban në kryeqytet, Taulant Gjoka, lidhur me rastin e bujshëm të mesditës së 27 shkurtit.
Ndërsa, mbi arsyet se pse gjithçka ngjau në ato pak sekonda janë ende nën hetim, për Gjokën, gjasat janë që të kemi të bëjmë me mosrespektimin e kodit rrugor nga ana e drejtuesit të autobusit.
“E kemi versionin, për ne është shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i autobusit, i cili është arrestuar nga policia. Është vendosur masa e arrestit në kushtet e flagrancës për drejtuesin e autobusit. Pra aktualisht që flasim, ai është i dyshuar si shkaktar i aksidentit rrugor. Dhe ka dyshime të arsyeshme për shkelje që janë të dukshme”, këtë e theksoi shefi i trafikut kryeqytetas mbi rastin.
Gjithsesi, nën pretendimet e shoferit, ai ka probleme të shëndetit mendor, që lidhen me diabetin dhe sëmundje të zemrës.
Por, sërish, kjo mbetet për t’u vërtetuar.
Çfarë ndodhi?
Një aksident i shumëfishtë ndodhi në zonën e Shallvareve rreth mesditës së 27 shkurt, ku një autobus urban i linjës së “Unazës”, mori përpara tetë automjete të tjera, duke shkaktuar një impakt masiv për disa prej tyre.
Sipas autoriteteve, si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët janë ndodhur nën kujdesin e mjekëve.
Në testet e kryera të alkoolit, drejtuesi i mjetit të transportit urban, Agron Xhafa, nuk ka rezultuar se ka konsumuar pije alkoolike.
Po ashtu, edhe shoferët e tjerë janë kontrolluar dhe kanë rezultuar të pastër.
Albanian Post është gjetur në vendngjarje menjëherë dhe nga vëzhgimi paraprak i rrethanave, mund të cilësohet një rast me fat, pasi impakti i fortë i disa prej automjeteve ka qenë shumë pranë trotuarit, ku lëvizin qytetarët si edhe pranë stacionit të urbanit.
Kjo zonë është edhe nga më të rrahurat në lëvizjen ditore të njerëzve.
Po ashtu, nga pamjet filmike të siguruara prej Albanian Post, vihet re e gjithë dinamika e aksidentit dhe sa i fuqishëm impakti fillestar ka qenë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet