Nuk ishte kohë e largët ajo, kur filmat e prodhuar nga Disney, sa i përket universit Marvel, i bënin njerëzit të çmendeshin dhe të rendnin për të gjetur ulësen e parë të vlefshme në kinema, vetëm për të mos humbur shansin e të qenit aty ditën e parë të shfaqjes së filmave.
Kohët gjithsesi kanë ndryshuar dhe me to, edhe prodhimet e Marvel.
Ant Man & the Wasp: Quantumania, e pati mundësinë të bënte mirë, por ajo që arriti, ishte thjesht të reflektonte edhe një herë se Marvel ndodhet në krizë të thellë dhe ditët e lavdishme kur 300 milionë dollarë, Avengers Endgame i bënte brenda një fundjave, vetëm në SHBA, mund të shihen veçse me dylbi sot.
Me një rënie drastike të fitimeve në fundjavën e dytë të shfaqjes në kinema, si SHBA ashtu edhe në nivel botëror, ka arritur të marrë edhe “titullin” e rënies më të madhe të fitimeve prej javës së parë, nga një film i universit Marvel.
Kritikët, e kanë vlerësuar si ndër filmat më keq të realizuar të superheronjve Marvel dhe publiku, përfshi edhe fanatikët e tregimeve të tyre, nuk kanë mbetur po ashtu të kënaqur nga ajo çfarë kanë parë.
Në fakt, edhe vlerësimi prej tyre ka arritur vetëm deri në B-, i cili në kulturën e përgjithshme kinematografike, tregon se shumica e personave nuk do të riktheheshin për ta parë filmin edhe një herë.
Në SHBA, është e traditës që dikush ta shohë më shumë se një herë një film në kinema, nëse ai ia vlen për çmimin e biletës.
Por, Quantumania, nuk ka thjesht problemin e fitimeve, sa ka atë të një narrative që nuk po zhvillohet si duhet.
Fjala bie, ky duhet të ishte filmi më i rëndësishëm i vitit, pasi në të u prezantua edhe antiheroi, i cili do të përballet me ekipin e ri të “Avengers”, pushtuesin Kang.
Mirëpo, teksa gjysma e parë e filmit paraqitet tejet e mirë, gjithçka bie në tokë në gjysmën e dytë, ku zhvillimi i personazheve bëhet tepër i dobët dhe i lodhshëm, aspak bindës për publikun, i cili dëshiron të shohë sa më shpejt një Thanos të ri në ekranin e madh.
E sigurt se ai do të jetë pikërisht Kang, duke marrë parasysh se e gjithë kronologjia e Marvel për ato që do të jenë tre vitet e ardhshme, në fazën e pestë të filmave me superheronj, është e përcaktuar, me kulmimin në Avengers: Secret Wars.
Do të ketë fuqi megjithatë, ta shohë sërish veten në maja, në një kohë kur gjithë industria e filmit po vuan për të tërhequr shikuesin drejt sallave, për shkak të rehatisë që ata gjejnë në shtëpi, për t’i shijuar shfaqjet (edhe pse me vonesë).
Për këtë duhet pyetur James Cameron dhe magjia e tij Avatar, e cila nuk po njeh limite dhe kohë.
Në të kundërt, shpëtimtari i vetëm i Marvel e ka emrin Peter Parker dhe me zgjatjen e kontratës së Tom Holland, për tre filma të tjerë të Spider Man, fati i një komuniteti të tërë, mund të jetë në duart e tij sepse qartazi, Ant Man i ka shpatullat e vogla për të mbajtur peshën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
-
Paul Rudd dhe Nick Jonas do të luajnë në komedinë muzikore “Power Balad” të regjisorit John Carney
-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe
-
Amy Schumer dhe Jennifer Lawrence synojnë të sjellin një film, por jo komedinë e premtuar vite më parë
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel